Ismaili: Me mjete demokratike kemi mbrojtur interesat e qytetarëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka folur për qeverisjen e Vetëvendosjes, për punën e Kuvendit dhe opozitarizmin e partisë së tij. Ismaili ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka ruajtur qetësin ne Kuvend sepse aty është për qytetarët dhe është përfaqësuese e atyre që e kanë votuar. Nënëkryetari i […]
Ismaili ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka ruajtur qetësin ne Kuvend sepse aty është për qytetarët dhe është përfaqësuese e atyre që e kanë votuar.
Nënëkryetari i PDK-së, ka thënë se opozita ka luajtur rolin e saj në Kuvend, duke i shfrytëzuar mundësit e opozitarizmit për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.
“Në krejt çka kemi pasur mundësi të bëjmë ne si opozitë i kemi bërë. Kemi kritikuar, kemi kërkuar përgjegjësi, kemi dhënë propozime dhe krejt çka kemi pasur mundësi i kemi bërë”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se opozita nuk mundet me e rrëzuar qeverinë sepse nuk i ka numrat.
Ai ka përmendur çështjet që ka ngritur PDK në Kuvendin e Kosovës.
“Ne kemi ngritë çështjen e energjisë elektrike shumë para skandalit të Martin Berishajt. Pra, kemi folur shumë kohë të gjatë që çmimet, furnizimet janë probleme të mëdha. Kemi folur se nuk fare transparencë. Kemi folur për tendencën e madhe të qeverisë që të kontrolloi çdo segment të institucioneve, përshirë edhe zyrtarët publik, institucionet e administratës publike dhe të gjitha këto ne i kemi sfiduar nëpër gjykata dhe në Gjykatën Kushtetues”, ka deklaruar Ismaili për RTK.
Ai ka theksuar se për të gjitha çështjet që i kanë konsideruar të dëmshme për Kosovën, PDK i ka sfiduar institucionet nëpërmjet mjeteve demokratike.












