Hamiti: Regjimi i Kurtit mediat e pavarura dhe kritike i përbuz dhe nëse mundet do t’i mbyllë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se në Kosovë “po e shohim se demokracia vdes jo vetëm në errësirë, por edhe në pikë të ditës”. Hamiti shkroi në Facebook për heshtjen e disave dhe se si, sipas tij, “tendencat autoritare dhe madje diktatoriale nuk po i kundërshton askush prej gjirit të madh […]
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se në Kosovë “po e shohim se demokracia vdes jo vetëm në errësirë, por edhe në pikë të ditës”.
Hamiti shkroi në Facebook për heshtjen e disave dhe se si, sipas tij, “tendencat autoritare dhe madje diktatoriale nuk po i kundërshton askush prej gjirit të madh pushtetor”.
“Demokracia vdes në pikë të ditës, siç ka rrezik të vdesë në Kosovë, kur shumica mësohet dhe e pranon brejtjen (erozionin) e normave. Demokracia është kulturë dhe norma. Kur lejojmë brejtjen e tyre, qoftë pse një pjesë e konsiderueshme do kështu, apo pse pjesa tjetër, po ashtu e konsiderueshme, nuk guxon t’i kundërshtojë; ose, në fund të fundit, bën sehir kur ndodh kjo dhe hesht . “Heshtja është ar”, thotë një fjalë e urtë që ua xigëlon ndërgjegjen lojcakëve, oportunistëve dhe konformistëve, numri i të cilëve po rritet në shoqërinë tonë. Në ndërkohë, demokracia po vdes në pikë të ditës mbasi tendencat autoritare dhe madje diktatoriale nuk po i kundërshton askush prej gjirit të madh pushtetor”, ka shkruar Hamiti.
Postimi i plotë:












