Halimi: Pushteti ka një urrejtje të frikshme nga gazetarët, po nxit reagime destruktive të turmave ndaj medias

Edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, i ka dalë në mbrojtje gazetarëve pas gjuhës urrejtëse të partisë në pushtet dhe pas vendimit që rrezikon mbylljen e mediumit Klan Kosova. Ajo ka deklaruar se demokracia pa media vdes. “Një urrejtje e frikshme ndaj gazetarëve e partisë në pushtet e ka kontaminuar diskursin publik duke nxitur […]
Edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, i ka dalë në mbrojtje gazetarëve pas gjuhës urrejtëse të partisë në pushtet dhe pas vendimit që rrezikon mbylljen e mediumit Klan Kosova.
Ajo ka deklaruar se demokracia pa media vdes.
“Një urrejtje e frikshme ndaj gazetarëve e partisë në pushtet e ka kontaminuar diskursin publik duke nxitur reagime destruktive të turmave ndaj medias.” ka shkruar Halimi.
Tutje, ajo ka deklaruar se qeveria e Kurtit po synon të ushtrojë “pushtetin popullist dhe etatist” pa e kuptuar publiku.












