Hajdari e harron vajin e “avulluar” në Poloni, kërcënon dhjetëra biznese se do ta kenë fatin e Klan Kosovës

Hajdari e harron vajin e “avulluar” në Poloni, kërcënon dhjetëra biznese se do ta kenë fatin e Klan Kosovës

Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, ka deklaruar se njëjtë si në rastin e Klan Kosovës do të veprojnë edhe ndaj atyre bizneseve që siç thotë ajo nuk janë të regjistruara konform Kushtetutës së Kosovës. Por, ajo ende nuk ka folur për vajin e paguar të rezervave shtetërore që nuk ka ardhur ende në Kosovë, ndonëse […]

Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, ka deklaruar se njëjtë si në rastin e Klan Kosovës do të veprojnë edhe ndaj atyre bizneseve që siç thotë ajo nuk janë të regjistruara konform Kushtetutës së Kosovës.

Por, ajo ende nuk ka folur për vajin e paguar të rezervave shtetërore që nuk ka ardhur ende në Kosovë, ndonëse është paguar.

Ajo në këtë mënyrë ka kërcënuar dhjetëra biznese se i pret fati i Klan Kosovës.

Qeveria që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim për pezullimin e çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës, veprim që po kundërshtohet nga gazetarë të vendit, por edhe nga ata ndërkombëtarë – si dhe QUINT ka dalë me qëndrim se janë brengosur për synimin e Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën.

Në Kosovën e pasluftës nuk është mbyllur asnjë televizion, rasti aktual po cilësohet si cenim i lirisë së medias.

Por, Hajdari teksa arsyeton mbylljen e Klan Kosovës thotë si “në rastin” e Klan Kosovës kanë identifikuar edhe 48 biznese të tjera.

‘Si rezultat i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK kemi emërtime kundërkushtetuese, ku në rubrikën vendi/shteti i lindjes apo vendbanimi aktual është shkruar: “Prishtinë – Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë – Republika e Serbisë”, “Gjilan – Serbia” “Gjakovë – Republika e Serbisë” etj”, ka shkrua rHajdari në Facebook, të dielën.

Për të hënën në Prishtinë do të ketë protestë të gazetarëve dhe shoqërisë civile para objektit të Qeverisë kundër mbylljes së Klan Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?