Gazetarët e kameramanët vendosin në tokë pajisjet e raportimit, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Qeverisë në lirinë e shprehjes

Të gjithë kameramanët dhe gazetarët që ishin duke e ndjekur protestën i kanë lënë pajisjet e tyre në tokë dhe i janë bashkuar protestë bashkë me kolegët e tjerë. Përpara protestuesve janë vendosur pajisjet mediale si shenjë proteste. Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e […]
Të gjithë kameramanët dhe gazetarët që ishin duke e ndjekur protestën i kanë lënë pajisjet e tyre në tokë dhe i janë bashkuar protestë bashkë me kolegët e tjerë.
Përpara protestuesve janë vendosur pajisjet mediale si shenjë proteste.
Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e sotme për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e MINT-it për licencën e Klan Kosovës.
Sadiku tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.
“Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë këtë gjuhë ndaj mediave”.
“Si AGK, kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejt, duke mos u ndikuar nga politika”, tha Sadiku.













