Gashi: Qeveria Kurti do të mbahet mend vetëm për dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës

Sipas shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ajo çfarë do të mbahet mend nga qeverisja e kryeministrit Albin Kurti, është dëmi që kjo qeveri i ka shkaktuar Kosovës. Gashi ka përmendur prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, mungesën e investimeve në vend, si dhe siç tha ai dëmi i Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Nuk […]
Sipas shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ajo çfarë do të mbahet mend nga qeverisja e kryeministrit Albin Kurti, është dëmi që kjo qeveri i ka shkaktuar Kosovës.
Gashi ka përmendur prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, mungesën e investimeve në vend, si dhe siç tha ai dëmi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Nuk pres ndonjë ashpërsim të madh, përveç masave të qeverisë për de-eskalim që do t’i ndërmerr së shpejti. Çka do të mbahet mend, është vetëm dëmi që ia ka bërë Kosovës. Dëmi në kuptimin e reputacionit ndërkombëtarë dhe raportet me partnerët, si dhe dëmi në aspektin e investime në Kosovë, si dhe shumë dëme tjera.” – u shpreh Gashi në PolitikOFF.












