Vazhdon ende misteri i zhdukjes së mostrave nga rasti Dehari, prokororia hesht

Vazhdon ende misteri i zhdukjes së mostrave nga rasti Dehari, prokororia hesht

Ende nuk dihet asgjë sa i përket hetimeve që Prokuroria Speciale kishte nisur lidhur me rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Përveç raportimeve në media, s’ka pasur ende konfirmim nga institucionet nëse janë gjetur këto mostra. Misteri vazhdon… Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale kishte nisur […]

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale kishte nisur hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikolgjisë, që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Nisjen e hetimeve e kishte konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

‘’Kemi pranuar raportin informues dhe kemi filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe brenda një afati të arsyeshëm besoj do të dalim me gjetje”, kishte deklaruar Isufaj.

Për rrjedhën e këtyre hetimeve, përveç një deklarate më 15 shkurt se s’ka ende ndonjë të dyshuar, Prokuroria s’ka njoftuar më, shkruan gazeta Express.

Zhdukjen e mostrave të Deharit e kishte kumtuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, më 8 dhjetor të vitit 2021.

Në atë konferencë, Haxhiu kishte deklaruar se në atë hapësirë të IML’së ku ruheshin mostrat kishin qasje vetëm tre persona. Ishte zotuar se autorët që kanë zhdukur mostrat nga laboratori i IML-së, do të gjinden dhe se rasti do të zbardhet.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga këto dy epruveta ia kanë dhënë Institutit Zviceran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, kishte thënë Haxhiu.

Pas raportimeve për gjetjen e mostrave, nëna e Astritit, Xhemile Dehari, kishte drejtuar akuza në drejtim të prokurorit të rastit, Afrim Shefkiut.

Sipas saj, mostrat i ka pasur vetë Shefkiu.

“Po pse po na thirrni neve, thirrne Afrim Shefkiun, ai i paska marr, ai i paska pru, thirrne prokurorin ai e din se ku i ka pas. Na as s’i kemi hup as s’i kemi çu. Ai i paska pas vet i paska pru”, kishte thënë Xhemile Dehari.

Ndryshe, për këtë rast, Ministria e Drejtësisë kishte pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ata që u pezulluan ishin Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor, Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, teknike e Laboratorit të Toksikologjisë dhe Ilirjana Shala, kimiste në këtë Institut.

Të njëjtit janë kthyer sërish në punë, me një vendim të Komisionit të Ankesave brenda IML-së.

I ndjeri se bashku me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, po hetohej nën dyshimin se kishin planifikuar dhe organizuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016.

Të njëjtit janë liruar nga akuza më 27 dhjetor të vitit të kaluar

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?