Dy muaj nga fillimi i tensioneve në veri të Kosovës

Dy muaj nga fillimi i tensioneve në veri të Kosovës

Me lëvizje pozitive në aspektin e sigurisë dhe sundimit të ligjit, por në anën politike e diplomatike, tensionet e fundit në veri të vendit që shpërthyen dy muaj më parë, kanë prodhuar rezultate katastrofale. Kështu thonë njohës të çështjeve të sigurisë e të politikës, për zhvillimet që pasuan nisjen e punës nga 4 kryetarët e […]

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës kishin vendosur të dalin në punë dy muaj më parë.

Ditët në vazhdim, tensione gradualisht mbërritën kulminacionin dhe vendi u përball me një situatë prej më të rëndave të viteve të fundit, tek e cilat mbërriti si rezultat i disa nismave të qeverisë, e rezistencës së fortë kundër tyre nga grupe kriminale në veri, të mbështetura nga Beogradi.

Pjesëtarë të policisë së Kosovës, ushtarë të KFOR-it e gazetarë e pësuan më së rëndi në këtë situatë, nga fundi i majit e në ditët në vazhdim.

Pavarësisht që situata aktualisht është më e qetë para objekteve të komunave po dalin akoma protestuesit ani pse në numër më të vogël.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, situatën që rezultoi pas kësaj periudhe, po e sheh në dy kënde.

“Me intervenimin e policisë në atë pjesë të vendit natyrshëm që është krijuar një perceptim më i mirë në kuptimin e sundimit të ligjit dhe mund të themi lirisht që disa banda kriminale nuk janë më të paprekshme dhe kjo është pozitive në aspektin e sigurisë por nëse e barazojmë me anën politike dhe diplomatike e shohim që kjo ka pasur disa pasoja të rënda dhe këtu e kam fjalën për sanksionet apo masat siç i quajti BE-ja”, ka deklaruar ai.

Profesori universitar Milazim Krasniqi, pasojat politike i konsideron të rënda për Kosovën.

“Rezultati i deritashëm  është katastrofal për Kosovën sepse kurrë nuk ka ndodhë që Kosova të jetë nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe e qortuar rëndë nga SHBA-të pra nuk ia ka vlejtur ky aksion veçmas ai për targat që edhe ishte fillimi i krejt kësaj katastrofe”, ka thënë profesori Krasniqi.

Pos protestuesve që po vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët e komunave, që dy muaj brenda komunës është edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Siguri për të po ofrojnë trupat e KFOR ndërsa sipas partisë së tij ai po e kryen detyrën duke mos dal asnjëherë nga objekti.

Si rezultat i tensioneve, NATO, rriti numrin e ushtarëve në kuadër të misionit të KFOR-it, dhe kanë qenë më prezent në pjesën veriore të vendit, bashkë me pjesëtarë të EULEX-it.

Kosova, së fundmi është pajtuar që të reduktojë praninë e pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale për 25 %, si një hap drejt shtensionimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?