Durrës: Arrestohet kosovari, po vidhte targat e makinave të turistëve për t’ua shitur kriminelëve

Durrës: Arrestohet kosovari, po vidhte targat e makinave të turistëve për t’ua shitur kriminelëve

Një 57-vjeçar nga Kosova ka vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky person tashmë i arrestuar i vidhte targat për t’ua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i […]

Një 57-vjeçar nga Kosova ka vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky person tashmë i arrestuar i vidhte targat për t’ua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

Njoftimi i policisë:

Vodhi targat e 6 automjeteve në pronësi të shtetasve të huaj që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, identifikohet, kapet dhe arrestohet 57-vjeçari. Nga Kosova në Durrës, duke ushtruar veprimtarinë kriminale të vjedhjes së targave të automjeteve të turistëve, dyshohet për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për të kryer krime ndaj jetës dhe pronës, në pranga 57-vjeçari.

57-vjeçari nga Kosova kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale targat e vjedhura në 6 automjete. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të disa shtetasve të huaj të cilët kishin ardhur si turistë në Durrës dhe u kishin vjedhur target e automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Targat”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të vjedhjeve të targave, shtetasit S. F., 57 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit, ka vjedhur targat e 6 automjeteve, në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas i vidhte targat për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari krimianale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?