Djali i Adem Demaçit e bën për “pesë pare” Shkëlzen Gashin: Çfarë bashkëveprimtari i babait tim është ai?

Djali i Adem Demaçit e bën për “pesë pare” Shkëlzen Gashin: Çfarë bashkëveprimtari i babait tim është ai?

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, ka pasur kritika të mëdha për analisti e aktivistin e shoqërisë civile, Shkëlzen Gashin. Kjo pas një bashkëbisedimi që e ka pasur ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, me Milot Cakajn. Bashkëbisedim që ishte shpërndarë nga kryeministri Kurti në rrjete sociale. Për djalin e Demaçit, Shqiptarin, emri i Adem Demaçit po […]

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, ka pasur kritika të mëdha për analisti e aktivistin e shoqërisë civile, Shkëlzen Gashin.

Kjo pas një bashkëbisedimi që e ka pasur ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, me Milot Cakajn. Bashkëbisedim që ishte shpërndarë nga kryeministri Kurti në rrjete sociale.

Për djalin e Demaçit, Shqiptarin, emri i Adem Demaçit po keqpërdorët. Ai ka thënë se Gashi nuk ka qenë bashkëveprimtar i babait të tij.

“Në media njeriu duhet me dalë njeriu meritor, për diçka. Nëse më pyesin për mjekësi jam specialisti për këtë punë. Jam kompetent, nëse më pyetni për veprimtari ilegale nuk jam kompetent për atë fushë. Të flas për veprimtarinë politike të babës mua nuk më ka takuar, u ka takuar bashkëveprimtarëve të Ademit, ata që kanë vepruar, ata që kanë vuajtur burg bashkë”, ka thënë Demaçi në emisionin “Lajmet e Fundit në RTK.

Atij i erdhi për të qeshur nga storja e transmetuar e bashkëbisedimit të Shkëlzen Gashit me Milot Cakajn.

“Po më vjen qeshë nga storja, bashkëveprimtari ky, bashkëveprimtari ai. Bashëkvepimtar është një fjalë tjetër, është ai që dytë janë futur në problem. Bashkëveprimtar nuk është fjalë adekuate. E dëgjova më herët storjen. Miloti ka qenë në parti parlamentare, kanë punuar në parti, ka dhënë shërbime, kanë punuar bashkë. Mirëpo për Shkëlzenin nuk e di në cfarë kuptimi është bashëkveprimtar”, tha djali i Adem Demaçit, raporton Nacionale.

Djali i Adem Demaçit e ka akuzuar Gashin edhe për autobiografinë që e ka shkruar për babain e tij.

“Për biografinë që e ka shkruar i ka marrë materialet nga familja dhe nga Ademi, bile e ka botuar edhe autobiografinë e paautorizuar. Ishte dashur të ndiqej edhe nga gjyqi. Tash po dalin po thonë kam punuar, kam nejt, këto janë fjalë të mëdha. Këto po keqpërdorën”, tha Shqiptar Demaçi.

“Nuk e di le të vlerëson vetë, por këto punë do të ishte e udhës të formohet fondacion me emrin e Ademit që do të merrej me analizat e punës së Ademit, historiatet e tij, veprat e tij, por edhe ta mbrojë emrin e Ademit. E jo secili njeri të thotë unë kam punuar kështu, kam punuar ashtu”, tha ai.

“Sa i përket autobiografisë që e ka bërë Shkëlzen Gashi e vlerësoj punën e tij në media, po për atë kemi pasur unë me Shklëzenin disa fërkime që baba ka thënë mos u përzijë. Unë si djalë nuk më ka pëlqy të botohet një biografi që shkruhet dhe stampohet e paautorizuar, dhe të botohet e të shitet. Pa lejen e Ademit, nuk e ka dhënë lejen, e paautorizuar, është keqpërdorje. Nuk kanë pasur kontratë dhe është bërë ajo punë. Ia vlenë me lexu, është e pasur por nuk bën me leju në aspektin juridik të keqpërdorën gjërat. Baba e ka mshelë këtë muhabet”, përfundoi Shqiptar Demaçi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?