“Deklarata e Haradinajt për Thaçin e Remin në favor të Kurtit”, çka thonë analistët për debatin rreth luftës

“Deklarata e Haradinajt për Thaçin e Remin në favor të Kurtit”, çka thonë analistët për debatin rreth luftës

Deklarata e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj se “Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa kanë qenë vetëm turistë në luftë”, ka nxitur reagime të shumta në opionion. Gazetarë e analistë të aktualitetit politik kanë vlerësuar se deklarata e Haradinajt në këtë momentum në të cilin ndodhet vendi, nuk përbëjnë asgjë tjetër përveç që i shkojnë për […]

Deklarata e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj se “Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa kanë qenë vetëm turistë në luftë”, ka nxitur reagime të shumta në opionion.

Gazetarë e analistë të aktualitetit politik kanë vlerësuar se deklarata e Haradinajt në këtë momentum në të cilin ndodhet vendi, nuk përbëjnë asgjë tjetër përveç që i shkojnë për shtati kryeministrit Albin Kurti.

Analisti Ilir Mirena ka mbetur i  habitur nga deklarata e ish kryeministrit Haradinaj mbrëmjen e djeshme, duke thënë se kishte menduar se mediat kanë rikthyer në vëmendje një deklaratë më e kahershme e Haradinajt.

“Unë njëherë mendova që deklarata e Ramush Haradinajt se “Hashim Thaqi e Rrustem Mustafa kanë qenë vetëm turistë në luftë” është e disa viteve më parë, në një emision që e ka pas Tribuna Channel, Republika. Haradinaj e paska dhanë mbrëmë këtë deklaratë.

Shumë e papërgjegjshme prej tij”,  ka shkruar Mirena.

Analisti ka thënë se këto lloj debatesh i shkojnë në favor vetëm kryeministrit Albin Kurti dhe atyre që sulmojnë luftën për çlirim.

“Ama, shumë e leverdishme për pushtetin e Kurtit, në këtë periudhe kur nuk po i ndalin sulmet ndaj veteranëve dhe vlerave të UÇK’së… Bravo, Ramush…, ka shkruar Mirena.

Se zhurma që ngriti Haradinaj duke minuar rolin e Thaçit e Remit në luftën e UÇK-së i leverdisë kryeministrit Albin Kurti, mendon edhe ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Në një reagim në Facebook, Behramaj ka thënë se ekzistojnë mënyra të tjera për ta mbrojtur luftën e UÇK-së.

“Gjithmonë ka mënyra më të mira se ‘polarizimet’ për ta mbrojtur luftën e UÇK-së dhe ndihmuar ata në Hagë.Kështu, me këso debatesh, ndihmohet veç Albin Kurti!”, ka shkruar Behramaj.

Të papranueshme deklaratën e Haradinajt e kanë quajtur edhe ish-bashkëpartiakët e Hashim Thaçit, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës./Periskopi/

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?