Çitaku: Besnik Bislimi i paska vënë kushte BE-së e Amerikës, në cilin planet jetoni?

Çitaku: Besnik Bislimi i paska vënë kushte BE-së e Amerikës, në cilin planet jetoni?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian. Në një postim në Facebook, Çitaku ka njoftuar se në këtë fundjavë […]

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka njoftuar se në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga ShBA.

Për këtë, ajo i ka bërë thirrje qeverisë që t’i marrin rekomandimet e ndërkombëtarëve seriozisht.

“Pra, Qeveria e Kosovës përmes ZVKM Bislimi i paska vënë kushte Bashkimit Evropian dhe Amerikës. Bravo Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicie për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE? Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe. Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?! Nuk do t’ju lejojmë që ta rrezikoni të ardhmen e vendit tonë. Në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA. Mos u tallni. Merrni rekomandimet seriozisht. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh, e as kupon për të kompenzuar deficiet tuaja historike”, shkroi ajo.

Bislimi tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

Edhe pse më herët, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se organizimin e zgjedhjeve e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe se diçka e tillë mund të bëhet përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve që janë në listën votuese, të cilët mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja, Bislimi tha se nuk është i sigurt që ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për shpalljen e tyre.

“Është problem i brendshëm i Kosovës për cilin nuk ka dakordim se a mjafton udhëzim adminsitrativ, apo duhet ligj”, tha Bislimi, i cili njëkohësisht është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të paraqitura nga blloku evropian, Brukseli në fund të qershorit nisi të zbatonte disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?