Çfarë i shkroi komentuesi Avdullah Hotit që i shkaktoi ankth, frikë e pasiguri për jetën

“Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, janë fjalët me të cilat një komentues i është drejtuar në rrjetin social Facebook deputetit Avdullah Hoti, teksa ky i fundit po shprehte mendimin e tij rreth zhvillimeve politike në vend pëmes një postimi. Me ç’rast deputeti Hoti është ndjerë i kërcënuar dhe fjalët i kanë shkaktuar […]
Me ç’rast deputeti Hoti është ndjerë i kërcënuar dhe fjalët i kanë shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën.
Andaj me këtë personi në fjalë ka kryer veprën penale të kanosjes dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Prokuroria.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha prokuroria.
“Sipas aktakuzës, më 15.12.2022 në Prishtinë, pasi i dëmtuari A.H., deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social “facebook” mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri i lartcekur, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “facebook”, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht me fjalët: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri kryen veprën penale të kanosjes”, tha tutje organi i akuzës.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./ Periskopi












