Çekia emëron për herë të parë ambasador në Kosovë

Republika e Çekisë do ta dërgojë ambasadorin e vet në Prishtinë për herë të parë, 15 vjet pasi e njohu pavarësinë e Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë të martën. Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, e ka emëruar Bohumil Mazanekun ambasador në Kosovë, me propozimin e Qeverisë. Ministria e Punëve […]

Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, e ka emëruar Bohumil Mazanekun ambasador në Kosovë, me propozimin e Qeverisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë sqaroi për Radio Evropa e Lirë se deri më tani, në krye të misionit diplomatik ka qenë “i ngarkuari me punë”, kurse tani është emëruar ambasadori.

Qeveria e ish-kryeministrit Mirko Topolanek njohu pavarësinë e Kosovën në vitin e shpalljes së saj më 2008.

Derisa qëndrimi i shtetit çek rreth pavarësisë nuk ka ndryshuar kurrë, dy presidentët e kaluar të Çekisë, Vaclav Klaus dhe Millosh Zeman, nuk kishin emëruar ambasador çek në Kosovë, madje ky i fundit kishte propozuar edhe tërheqjen e njohjes.

Petr Pavel, ish-shef i ushtrisë çeke dhe zyrtar i lartë i NATO-s, nisi mandatin pesëvjeçar në postin e presidentit të Republikës Çeke më 9 mars.

Ambasadori i emëruar, Mazanek, është njëri prej diplomatëve çekë me diplomë nga Instituti Shtetëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Moskës, dhe deri tani ka qenë ambasador në Lituani, i ngarkuari me punë në Tajlandë dhe konsull i përgjithshëm në Kinë dhe Poloni./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?