Brenda 2 javësh nis procesi i adaptimit të qenve endacakë, deri në 3 mijë euro gjoba për keqpërdoruesit

Brenda 2 javësh nis procesi i adaptimit të qenve endacakë, deri në 3 mijë euro gjoba për keqpërdoruesit

150 mijë euro është kostoja e subvencionimit të Komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica. Fushtica ka deklaruar se gjatë kësaj kohe është hartuar edhe draftkontrata për mënyrën e adaptimit të qenve dhe se brenda dy javësh […]

150 mijë euro është kostoja e subvencionimit të Komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica.

Fushtica ka deklaruar se gjatë kësaj kohe është hartuar edhe draftkontrata për mënyrën e adaptimit të qenve dhe se brenda dy javësh pritet të fillojë ky proces.

Krahas kësaj, Fushtica thotë se janë parapa edhe gjoba për keqpërdoruesit, duke filluar nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.

Ai thotë se në kontratë janë specifikuar edhe detajet e obligimeve që i merr Kryeqyteti edhe personi që e adapton kafshën.

“Në mbledhjen e Kuvendit të Kryeqytetit janë ndarë 150 mijë euro subvencionim të cilat parashihen për fillimin e projektit për adoptimin e qenve endacakë. Në ndërkohë, gjatë kësaj kohe ne e kemi hartuar edhe draftkontratën e që nënkupton që kontrata që do të bëhet për adoptimin e qenve të jetë sa më gjithëpërfshirëse që të mbrohen edhe kafshët nga abuzimi i llojllojshëm. Në kontratën që e kemi përgatit e që do të jetë e gatshme shpresoj shumë shpejt, janë të specifikuara të gjitha detajet se cilat janë obligimet që i merr Kryeqyteti por edhe personi që e adapton kafshën”, thotë Fushtica, teksa tregon se do të krijohet edhe një uebsajt për informimin e qytetarëve për këtë proces.

“Pretendojmë që brenda një jave ose dy të fillojë procesi i adaptimit. Ne jemi në pritje që edhe të fillojë të licencohet strehimorja që nuk është e Kryeqytetit e që nuk i licencojmë ne dhe nga aty mund të marrin t’i adaptojnë qenë dhe po ashtu do të hapim një uebfaqe ku do ta popullojmë me informata më të nevojshme se si është procesi i adaptimit, cilët janë qenë që mund të adaptohen e kështu më radhë. Qëllimi i këtij projekti është që të largohen qentë endacakë nga rruga dhe t’u u ofrohet siguri për qytetarët e Kryeqytetit”, thotë tutje Fushtica.

Fushtica thotë se në kontratë janë paraparë edhe gjobat për keqpërdoruesit. Thotë se pas adaptimit të qenve, do të ketë edhe menaxher të kontratës për ta mbikëqyrur se si po trajtohen qentë nga qytetarët që i adaptojnë.

“Në çdo kontratë, në çdo projekt nuk mund të eliminohet qind për qind por çka duhet të them është që ne kemi parapa gjoba për keqpërdoruesit dhe gjobat do të jenë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro. Ne e kemi parapa edhe mekanizmin e monitorimit të implementimit të kontratës, fillimisht do të ketë menaxher të kontratës që është normale por një vlerë e shtuar është se do t’i angazhojmë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve që do t’i angazhojmë që edhe ato të blejnë inspektimin e implementimit të kontratës. Pra se si qytetari që e ka adaptuar një qen është duke i trajtuar qentë”, thotë ai. /EO/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?