Biseda e Kusarit me Simiqin e Radojiçiqin, Abrashi i VV-së ‘guxon’ të akuzojë opozitën për lidhje me Listën serbe

Biseda e Kusarit me Simiqin e Radojiçiqin, Abrashi i VV-së ‘guxon’ të akuzojë opozitën për lidhje me Listën serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka komentuar përgjimet e publikuara sot në media mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq. Abrashi nuk është i befasuar nga këto përgjime dhe i quan ato “forma të intimidimit politik”. Ai shpreh bindjen se opozita po ndërmerr një fushatë […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka komentuar përgjimet e publikuara sot në media mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq. Abrashi nuk është i befasuar nga këto përgjime dhe i quan ato “forma të intimidimit politik”.

Ai shpreh bindjen se opozita po ndërmerr një fushatë agresive kundër qeverisë së Albin Kurtit përmes lidhjeve të tyre të ngushta me Listën Serbe. Abrashi thekson se ata nuk janë të befasuar dhe se kundërshtarët e tyre politikë po krijojnë çështje të paqena me qëllim të kundërshtimit të qeverisë së LVV-së.

Abrashi gjithashtu theksoi se kundërshtarët e tyre kanë arritur në një nivel të tillë që krijojnë situata të pazakonta për të kundërshtuar qeverisjen e LVV-së, veçanërisht në çështjen e veriut të Kosovës.

Deputeti i VV-së shprehet se qeveria e Kosovës ballafaqohet me sfida serioze dhe është e detyruar të përmbushë obligimet e saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke përfshirë edhe zgjerimin e sovranitetit të vendit në tërë territorin e Kosovës.

“Nuk jemi aspak të befasuar me këto forma të intimidimit politik. Unë ndryshe nuk mund ta quaj këtë. Kjo fushatë agresive e opozitës fillimisht pastaj e disa zgjatimeve të saj në disa media të bizneseve të caktuara e siç po shihet edhe me lidhje shumë të fuqishme me Beogradin nëpërmjet Listës Serbska ka pru një situatë të tillë ku krijohen tema përmes së cilave synohet që të komprimitohet qasja shumë serioze e pushtetit të udhëhequr nga Vetëvendosje veçanërisht me çështjen e veriut,” – deklaroi Abrashi në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.

“Nuk jemi aspak të befasuar, natyrisht të zhgënjyer me nivelin në të cilën kanë ra kundërshtarët tanë politik të dëshpëruar që krijojnë kauza të qena të paqena me qëllim të kundërshtimit të Qeverisë, mirëpo në rastet kur Qeveria e Kosovës ballafaqohet me situate shumë serioze, me obligime të cilat rrjedhin nga detyrimet e saja të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj sikurse që është shtrirja e sovranitetit të vendit në çdo cep të territorit të Kosovës atëherë krejt këto nuk po munden me i kuptua por jo vetëm unë por edhe qytetarët”, pohoi ai më tej.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?