Berisha: Qeveria Kurti po tenton t’i futë nën kontroll mediat

Berisha: Qeveria Kurti po tenton t’i futë nën kontroll mediat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha vendimin e Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova e ka cilësuar si tendencë për të kontrolluar gjithë sistemin informativ në Kosovë. Berisha në emisionin “Ditari” në Tëvë1, theksoi se ky vendim nga ana e Qeverisë së Kosovës ka […]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha vendimin e Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova e ka cilësuar si tendencë për të kontrolluar gjithë sistemin informativ në Kosovë.

Berisha në emisionin “Ditari” në Tëvë1, theksoi se ky vendim nga ana e Qeverisë së Kosovës ka ardhur pasi  mediat në Kosovë janë opozitarët më të fortë të kësaj qeverie.

“Problemi është i përballjes së qeverisë me mediat, se faktikisht opozitarët më të fortë tani janë mediat. Mediat janë një ndër mekanizmat që e kontrollojnë demokracinë në këtë vend, pra këta janë një mekanizëm që e kontrollojnë mënyrën nëse e kanë atë editim të pavarur, nëse s’janë të financuar. Pra tani shtrohet çështja, unë besoj se shumë shpejt ky do të fillojë t’i shohë të gjitha këto media të zhurmojnë në adresë të qeverisë në mënyrë të papërshtatshme do me thënë, që nuk e përkrahin politikbërjen dhe kjo është një dukuri e regjimeve totalitare.  Këta e kanë mjetin e propagandës, pastaj fillojnë paranojën ajo është veti e karakterit të diktatorëve, qoftë të regjimeve diktatoriale fashiste që i ka njohur historia deri më sot dhe këta kur i fshijnë paranojat atëherë  fillojnë me shpikë armiq imagjinar”, tha Berisha.

Deputeti i PDK-së tha se Qeveria Kurti armiqësinë e filloi fillimisht me spektrin politik për ta vazhduar me mediat dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë prandaj po them se këtu ka një tendencë për ta kontrolluar, për ta futur në kontroll komplet sistemin  informativ në Kosovë edhe si shumë të tjera kapje të shtetit me borde, me agjensione, me stërkeqe të zhvillimit ekonomik, dhe krijimi i armiqve imagjinar. E filloi me spektrin politik, e kaloi me mediat, i ka quajtë me epitete të turpshme duke i krahasuar se janë në shërbim të Serbisë, pastaj i bëri armiq edhe Amerikën”, tha ai.

Teksa sot në Prishtinë është mbajtur protesta për mbështetjen e mediumit të Klan Kosovës, pas pezullimit të certifikatës së biznesit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë” është mbështetur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe shoqëria civile.

Ditë më parë MINT e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit publik, ndërsa muajin qershor kishte ngritur kallëzim penal ndaj këtij mediumi.

Kallëzimi penal është ngritur mbi pretendimet se në certifikatën e biznesit , Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, konkretisht te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia.

Në anën tjetër Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) anuloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, por më 21 qershor, ajo e shfuqizoi vendimin, ku një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit.

Pas këtij vendimi Klan Kosova ka reaguar duke thënë se nuk do ta pranojë në asnjë rrethanë një qasje të tillë autoritare nga institucionet e shtetit, gjithashtu ka bërë të ditur se çështjen do ta dërgojë në gjykatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?