Bën vaki edhe kjo: Komuna e Shtimes i jep tender për rehabilitimin e “personave me aftësi të kufizuar mendore” kompanisë që tregton vetura

Bën vaki edhe kjo: Komuna e Shtimes i jep tender për rehabilitimin e “personave me aftësi të kufizuar mendore” kompanisë që tregton vetura

Kompania “N.T.SH. DIAMANTI – H” që për aktivitet primar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e ka shërbimin e pijeve, por edhe tregtinë e veturave e mallrave të përdorur, ka fituar një tender në Komunën e Shtimes për një fushë krejt tjetër. “N.T.SH. ” DIAMANTI – H”, me pronar Hajredin Ahmetin ka fituar tenderin për “aktivitete […]

Kompania “N.T.SH. DIAMANTI – H” që për aktivitet primar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e ka shërbimin e pijeve, por edhe tregtinë e veturave e mallrave të përdorur, ka fituar një tender në Komunën e Shtimes për një fushë krejt tjetër.

“N.T.SH. ” DIAMANTI – H”, me pronar Hajredin Ahmetin ka fituar tenderin për “aktivitete rekreative sociale dhe rehabilituese për rezidentët në Shtëpinë e Komunitetit për persona me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike në Shtime”.

Më 27 korrik të këtij viti Komuna e Shtimës ka njoftuar se e ka shpërblyer me kontratë këtë kompani që tregton vetura për t’i “rehabilituar” 17 persona me aftësi të kufizuara mendore për t’i dërguar në një hotel për qëndrim gjashtë netë, ashtu siç e përshkruan dosja e tenderit.

Vlera e kontratës peshon 8 mijë e 160 euro dhe parashihet të përfundojë brenda një muaji, sipas dokumentit që e ka siguruar AP.

Në dosjen e tenderit thuhet se detyra e Operatorit Ekonomik “N.T.SH. ” DIAMANTI – H”, është socializimi i personave me aftësi të kufizuar mendore dhe përmirësimi i shëndetit, paçka se kompania që do ta kryejë këtë shërbim tregton vetura dhe shet pije.

Qëllimi i aktivitetit është socializimi i klientëve, zhvillimi i autonomisë së individëve dhe pjesëmarrjen në jetën sociale dhe atë të komunitetit në përgjithësi përmesë kontaktit  të drejtëpërdrejtë me shoqërinë, si dhe të kontribuojë në përmirsimin e shëndetit, rritjes së cilësisë së jetës,  dhe rehabilitimit fizik“, është përshkrimi në dosje të tenderit që e ka hartuar komuna.

Nga Komuna e Shtimes janë arsyetuar se kompania që tregton pije dhe vetura i ka plotësuar kriteret dhe komisioni ka rekomanduar për t’ia dhënë kontratën.

Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit në Komunën e Shtimes, Muhadin Halili, ka thënë për Albanian Post se kompania kryen transportin e personave, përkundër që emri i tenderit është rehabilitimi i personave me afëtsi të kufizuara mendore.

“Ne si Autoritet Kontraktues jemi të obliguar që vlerësimin e tenderëve ta bëjmë në bazë të kritereve të vendosura në njoftimin për kontratë dhe në dosje të tenderit. Operatori Ekonomik i cili është shpërblyer me këtë kontratë i ka plotësuar kriteret e përcaktuara  pasi që i njëjti përveç  tregtisë me vetura që ka paraqitur tek regjistrimi i biznesit  ka edhe taksi shërbime nr. 6022  i cili është i regjistruar”.

Por, Halili nuk sqaron dot se si do ta bëjë kjo kompani “socializmin e klientëve, zhvillimin e autonomisë së individëve dhe pjesëmarrjen në jetën sociale”, ashtu siç e kërkon tenderi, kur s’ka lidhje me ofrimin e këtyre shërbimeve.

Por, Halili mohon se kanë bërë shkelje ligjore kur kanë shpërblyer me tender këtë operator.

“Ne si AK nuk kemi bërë shkelje ligjore gjatë përzgjedhjes së OE për këtë aktivitet”.

Mirëpo, Diana Metushi Krasniqi, menaxhere e projekteve në KDI konsideron se një kompani që nuk është e thirrur për një veprimtari, nuk mund të konsiderohet e përgjegjshme dhe s’është dashur të shpërblehet me tender.

“Nëse kjo kompani nuk është e regjistruar dhe e thirrur për këtë punë ajo nuk është dashur të kualifikohet si e përgjegjshme”.

Metushi-Krasniqi e hedh fajin edhe tek gabimi i Autoritetit Kontraktues, që gjithëherë e shpërblejnë një kompani që ka ofertën më të lirë.

“Tek ne gabimisht ia lënë të gjithë fajin çmimit më të lirë, por kriteri është oferta e përgjegjshme me çmim më të lirë. Oferta e përgjegjshme është ajo që i respekton të gjitha ligjet në fuqi sipas kushteve të përgjithshme të kontratës, që rrjedhin nga ligji për marrëdhëniet e detyrimeve”, ka thënë ajo për AP.

Metushi-Krasniqi thotë se për përgjegjshmëri duhet parë edhe ligjin që rregullon rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara mendore, gjegjësisht Ligjin nr.2004/18 për Tregtinë e Brendshme në pjesën e dytë në “Ushtrimi i aktivitetit Tregtar”, neni 6.

Por çka thotë neni 6 i këtij ligji?

“Neni 6 – Tregtari mund të ushtrojë të gjitha llojet e veprimtarisë tregtare për të cilat është i regjistruar, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me ligjet apo dispozitat e tjera të aplikueshme”.

Pra sipas ligjit, Operatori Ekonomik “N.T.SH. DIAMANTI – H” nuk i ka të regjistruar në ARBK kodet që oforon rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuar mendore dhe komuna ka rënë ndesh me nenin 6 të Ligjin nr.2004/18 për Tregtinë e Brendshme.

Pornari i kompanisë  “N.T.SH. DIAMANTI – H”, Hajredin Ahmeti, ka sygjeruar që të shikohet mirë sepse pretendon se biznesi i tij “lidhet me këtë punë”.

“Jo nuk e keni shikuar mirë, sepse e ka edhe si lloj taksi që punon”, është arsyetimi i Ahmetit për “lidhjen me këtë punë” të kompanisë së tij.

Ai pranon se edhe vitin e kaluar i ka rehabilituar këta persona, duke pasur për aktivitet shitjen e pijeve dhe tregtimin e veturave.

“Rehabilitimin e kemi bërë edhe vitin e kaluar të njëjtën procedurë e kam pasur edhe në vitin 2022”.

Ahmeti banorët me aftësi të kufizuar mendore, sipas dosjes së tenderit, obligohet t’i rehabilitojë në fund të muajit gusht ose në fillim të shtatorit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?