Avokati i Popullit: Qeveria nuk mund të marrë vendim që lidhet me licencimin e medieve

Avokati i Popullit: Qeveria nuk mund të marrë vendim që lidhet me licencimin e medieve

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë së Qeveria nuk mund të marrë vendim që lidhet me mediat dhe transmetimin e tyre publik. Ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1 tha se janë mekanizma të tjerë kushtetues të cilët vendosin për licencimin e mediave dhe punën e tyre. “ Unë nuk dua të lëshohem në […]

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë së Qeveria nuk mund të marrë vendim që lidhet me mediat dhe transmetimin e tyre publik.

Ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1 tha se janë mekanizma të tjerë kushtetues të cilët vendosin për licencimin e mediave dhe punën e tyre.

“ Unë nuk dua të lëshohem në aspektin e vlerësimit të vendimit për arsyeje se nuk e kam parë këtë vendim dhe nuk kam pranuar asnjë ankesë apo reagim nga asnjëra prej palëve  në lidhje me kërkesën për një opinion nga ana ime. Megjithatë unë ditë më parë kam dalë me një komunikatë, qëndrim apo opinion të avokatit të popullit në lidhje me lirinë e shprehjes, lirinë e mediave dhe të them më qartë se mekanizmat që garantojmë lirinë e mediave në Republikën e Kosovës, duke aluduar dhe konstatuar më të drejtë mbi bazë të mandatit që kam si avokat i popullit, që Kosova ka ndërtuar një mekanizëm  Kushtetueso-ligjore të fuqishëm që garanton në çdo formë lirinë e medias dhe ka vendosur mekanizma të tillë që i pamundësojnë qeverisë dhe ekzekutivit që me marrë vendim që lidhet me mediat, transmetimin publik të tyre dhe punën e mediave. Janë mekanizma të tjerë kushtetues të cilët vendosin për licencimin e mediave dhe punën e tyre është fjala për Komisionin e Pavarur të Mediave”, tha ai.

Qelaj po ashtu tha se këto vendime mund të ‘sulmohen” me mjetë juridike.

“Në anën tjetër vendimet e autoriteteve publike, që nxirren nga administrata shtatore në këtë rast nga çfarëdo niveli, qoftë agjenci apo ministrie, kanë procedurat e mjeteve juridike, mund të sulmohen me këto mjete, pastaj ka edhe mbrojtje gjyqësore, mund të ushtrohet edhe padi në gjykatë përmes konfliktit administrative kundër vendimeve të administratës publike, por e fundit si instancë është edhe institucioni i Avokatit të Popullit…”, shtoi ai.

Kujtojmë se sot, Komisioni i Ankesave pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?