Autostrada e Gjilanit: Qeveria i dërgon taksat e kosovarëve te kompania serbe në Kralevë

Autostrada e Gjilanit: Qeveria i dërgon taksat e kosovarëve te kompania serbe në Kralevë

Javën e kaluar, Periskopi ka publikuar video nga Autostrada e Gjilanit dhe keqpërdorimet që po bëhen sebeb që kjo rrugë e famshme, të mos përfundojë kurrë. Periskopi po ashtu ka gjetur, se taksat e qytetarëve që shfrytëzohen për punimet e kësaj autostrade, nëpërmjet shtetit të Republikës së Kosovës, po shkojnë në Serbi. Elementet të cilat […]

Javën e kaluar, Periskopi ka publikuar video nga Autostrada e Gjilanit dhe keqpërdorimet që po bëhen sebeb që kjo rrugë e famshme, të mos përfundojë kurrë. Periskopi po ashtu ka gjetur, se taksat e qytetarëve që shfrytëzohen për punimet e kësaj autostrade, nëpërmjet shtetit të Republikës së Kosovës, po shkojnë në Serbi.

Elementet të cilat po vendosen në ndërtimin e Autostradës së Gjilanit (me terme infrastruktuore: Autoudha A7), po blihen nga fqinji verior i Kosovës, Serbia.

Në segmenetin e parë të projektit, ku është është shtruar asfalti dhe është instaluar pjesa e ndriçimit, vërehet se shtyllat mbajnë stikerë (shënjues) të kompanisë ‘AMIGA DOO’, e cila e ka selinë në Kralevë të Serbisë.

Javën e kaluar, kur Periskopi shkoi të raportonte një kronikë më të zgjeruar (video në fund të tekstit)  rreth Autostradës së Gjilanit dhe aty pamë stikerë të vendosur në këto shtylla, si në fotot që mund t’i shihni më poshtë.

Ashtu siç shkruhet në këta stikerë, pra që janë marrë nga kompania e Kralevës në Serbi, ju mund ta shihni edhe faqen e kësaj kompanie KËTU.

Kujtojmë se: Prokuroria Speciale ka nisur hetimet nën dyshime për korrupsion në një tjetër projekt që po realizohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila drejtohet nga ministri Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi.

Bëhet fjalë për një kontratë që është duke u realizuar tek ndërtimi i rrugës që njihet si “Autostrada e Gjilanit” e për të cilën ka raportuar Periskopi.

Për ndërtimin e rrugës 22-kilometërshe janë të nënshkruara tetë kontrata (lote) dhe po punohet në po aq segmente.

Në janar të këtij viti, Periskopi ka publikuar një shkrim ekskluziv në titull “Dyshime se me faturë të falsifikuar, u avulluan 379 mijë euro në Ministrinë e Liburn Aliut”./ Mentor Buzhala –Periskopi/

(Foto: shtyllat e ndriçimit ku shkruhet ‘AMIGA Kraljevo 2023) 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?