Armend Muja pyetet nëse e di se ku ndodhet Gjonbalaj i 50-milionëshit, kjo është përgjigja e tij (Video)

Me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë për sezonin veror, vëmëndja është kthyer edhe nga investimet që ata bëjnë në vend. Ndër ta është edhe investimi 50 milion eurosh i premtuar nga Gazmend Gjonbalaj. Gazetari i Periskopit e ka pyetur deputertin e VV , Armend Muja nëse kishte dijeni për vendndodhjen e biznesmenit i cili u […]
Gazetari i Periskopit e ka pyetur deputertin e VV , Armend Muja nëse kishte dijeni për vendndodhjen e biznesmenit i cili u bë i famshëm me premtimin se do të investonte 50 milion euro nëse do të fitonte Albin Kurti. Muja u shpreh se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me Gjonbalaj, por se do të interesohej.
“Do të interesohem dhe do të ta jap një përgjigje në vajtje-ardhjet në kuvend. Këtë informacion nuk e kam aktualisht por do ta gjej me qenë se të intereson.” U shpreh ai.
Ndërkohë Muja u shpreh se Gjonbalaj ishte një shembull që tregon potencialin që diaspora dhe investimet e tyre kanë për të ngritur standardin jetësor në vend, pavarësisht subjektit politik që është në pushtet.
“Gazmend Gjonbalaj dhe të tjerë kanë qenë si shembuj se çfarë mund të ngjehet po të investojë diaspora. Ne jemi një vend i vogël nuk kemi dalje në det edhe jemi të rrethuar në disa raste në gjysmën tonë edhe nga vende jo miqësore ndaj Kosovës. Një rrugëdalje nga kjo është sikur ne si shoqëri edhe në aparatin shtetëror të vetëdijësohemi për rëndësinë që e ka diaspora për investime dhe kjo ka marrë edhe tipare politike por ska.” / Periskopi
Video e plotë:












