Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Me Kosovën s’komunikojmë mjaftueshëm

Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Me Kosovën s’komunikojmë mjaftueshëm

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur për raportet e Maqedonisë së Veriut me liderët shqiptar të Ballkanit. Grubi marrëdhëniet me liderët e Shqipërisë, Malit të Zi e Luginën e Preshevës i cilësoi si të shkëlqyeshme. “Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera, dhe vërtetë ka impakt rajonal politika të cilën po e […]

“Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera, dhe vërtetë ka impakt rajonal politika të cilën po e zhvillojmë në Maqedoninë e Veriut dhe në takimet që kishim me kryeministrin Rama u pa ky impakt, sepse ndikimi ynë është shumë i madh, nënshkruam marrëveshje për kufi të ri me Shqipërinë, që ta lëvizim kufirin nga Qafa e Thanës ta zbresim pak më poshtë, për portin e thatë i cili do të ndërtohet në Strugë, ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri te porti i ri i cili po ndërtohet në Durrës, për ndërtimin e largpërçuesit elektrik nga Manastiri në Elbasan”.

“E njëjta vlen për raportet me Dritanin që janë të shkëlqyera, por edhe ndikimi në Luginën e Preshevës sepse vazhdimisht kemi konsultime dhe takime me zotërinë Shaip Kamberi dhe liderët tjerë të Luginës së Preshevës”, tha Grubi në Rubikon të Klan Kosovës”.

Por e njëjta nuk vlen edhe për raportet me shtetin e Kosovës, sipas Grubit komunikimi me Kosovën nuk ka intensitetin e njëjtë si me shtetet tjera të udhëhequra nga shqiptarët.

“Me Kosovën ndoshta për arsye të angazhimit shumë të madh të institucioneve dhe autoriteteve kosovare me dialogun dhe me çështjen e hapur me Serbisë, komunikimi nuk është aq intensiv siç është me të tjerët, edhe pse jemi ofruar dhe jemi në dispozicion të plotë. Çdo kapacitet i yni në çdo forum qoftë rajonal, qoftë kontinental, jemi ofruar të jemi në shërbim të plotë ndaj institucioneve të Kosovës”, tha Grubi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?