Vuçiq: Ndërkombëtarët do të na sjellin tekstin e Asociacionit, nuk do të na pyesin asgjë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot në Beograd se ndërkombëtarët do ta çojnë tekstin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, për të cilin thotë se “nuk do të na pyesin asgjë”. Vuçiq e ka komentuar shpërthimin e mbrëmshëm në pjesën veriore të Mitrovicës me një pyetje. “A është njësoj […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot në Beograd se ndërkombëtarët do ta çojnë tekstin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, për të cilin thotë se “nuk do të na pyesin asgjë”.
Vuçiq e ka komentuar shpërthimin e mbrëmshëm në pjesën veriore të Mitrovicës me një pyetje.
Vuçiq thotë se të gjithë e dinë se kush po dëshiron ta tensionojë situatën.
“Ne bëmë të pamundurën për të ruajtur paqen, gjithmonë të gatshëm për kompromise – kjo është një fjalë e bukur dhe e mirë, jo një fjalë e keqe, ashtu siç biseda është një fjalë e mirë dhe jo një vepër keqardhjeje”, ka thënë Vuçiq sot gjatë një adresimi publik.












