Vuçeviq: Do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, situata është e vështirë

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, ka thënë për mediumin serb Veçernje Novosti, se shteti i tij do bëjë gjithçka “për ta mbrojtur popullin serb në Kosovë”. “Pavarësisht se sa e vështirë është situata, ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë në Kosovë”, tha Vuçeviç për mediumin serb Veçernje Novosti. Ai potencoi […]
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, ka thënë për mediumin serb Veçernje Novosti, se shteti i tij do bëjë gjithçka “për ta mbrojtur popullin serb në Kosovë”.
“Pavarësisht se sa e vështirë është situata, ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë në Kosovë”, tha Vuçeviç për mediumin serb Veçernje Novosti.
“Kurti bën atë që i thotë Perëndimi, sepse Kosova e pavarur është fëmijë i Perëndimit”, shtoi ai.
Ndryshe, Vuçeviç muajin e kaluar është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Progresive Serbe.
Ai do të pasojë në këtë pozitë kryetarin e deritanishëm, njëherësh presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili të premten dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, në tubimin e mbajtur në Beograd.
Vendimi për ta zgjedhur kryetar Millosh Vuçeviç ishte marrë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të SNS-së.
Kjo është bërë me propozimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Partisë Progresive Serbe që u mbajt në Kragujevc.












