Vendimi fundit i Komunës së Prishtinës: Do të vendosen kamerat e sigurisë në të gjitha shkollat

Vendimi fundit i Komunës së Prishtinës: Do të vendosen kamerat e sigurisë në të gjitha shkollat

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për vendosjen e kamerave të sigurisë në të gjitha institucionet edukative arsimore në kryeqytet. Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna përmes një njoftimi për media. “Ju njoftojmë se, Kryeqyteti do të vendosë kamera të sigurisë në secilin institucion edukativ arsimor në Prishtinë, e po ashtu aty ku […]

Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se, Kryeqyteti do të vendosë kamera të sigurisë në secilin institucion edukativ arsimor në Prishtinë, e po ashtu aty ku nuk ka, do të vendosen sistemet e sigurimit dhe shkollat do të pajisen me pako të ndihmës së parë. Të gjithë nxënësit do të pajisen me uniforma, do të krijohet një kod etik për çdo IEAA dhe po ashtu do të krijohet një rregullore për përdorim të telefonave nga nxënësit e mësimdhënësit. Në institucionet edukative arsimore nuk do të mungojë prezenca e policisë. Këto janë disa nga veprimet të cilat do të i ndërmarrë drejtoria e arsimit për të ofruar siguri në shkolla”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Këto masa e të tjera u prezantuan sot nga drejtoresha e arsimit në Kryeqytet, Besianë Musmurati.

“Objektivat janë infrastrukture shkollore që garanton siguri, përmirësimi i klimës së shkollës, rritja e sigurisë nga shtëpia në shkolle dhe anasjelltas” – ka deklaruar Musmurati.

Ndërsa kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, vlerësoi punën e drejtorisë së arsimit në hartimin e këtij plani ku janë përfshirë edhe shumë institucione e organizata tjera.

“Aktivitetet konkrete që ky plan paraqet për tu zhvillu brenda në klasë, punëtoritë e drejtuara nga psikologët dhe mësimdhënësit do t’i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësi për identifikimin e dhunës, parandalimin e sjelljes delikuente, raportimin e dhunës, të menduarit kritik dhe reflektimin mbi dhunën ose ngacmimin e paqëllimshëm” – deklaroi kryetari Rama.

Në këtë plan janë të përfshirë edhe vetë nxënësit, të cilët po ashtu kanë mbajtë fushatë vetëdijësuese “Çohu kundër dhunës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?