Procesi zgjedhor i LDK-së në Podujevë, Veliu: Laboratori i Abdixhikut, injektuan kancer deri në metastazë

Procesi zgjedhor i LDK-së në Podujevë, Veliu: Laboratori i Abdixhikut, injektuan kancer deri në metastazë

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, e ka akuzuar kryetarin e këtij subjekti, Lumir Abdixhikun, për manipulim në procesin zgjedhor për kryetar të degës në Podujevë, si dhe kryetarin e degës, Ekrem Hysenin. Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Hyseni u kishte thënë kryesisë së degës në Podujevë që të mos […]

Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Hyseni u kishte thënë kryesisë së degës në Podujevë që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Kryetari i instaluar i LDK-së, “doku”, në mbledhjen e fundit të kryesisë së degës ua kishte bërë me dije anëtarëve të këtij organi se nuk i nevojiteshin në procesin e manipulimit të zgjedhjeve.  Dr.Manipulatori kishte suspenduar kryesinë, e procesin zgjedhor ia kishte besuar grupit punues, në këtë rast, grupit të besueshëm manipulues”.

“Kryesia, anëtarët e saj, kishin dalë nga mbledhja e fundit pa  u informuar se kur dhe ku do të niste procesi zgjedhor. Do të informoheni, u kishte thënë onkologu që kishte përgatitur ekipin për ta zhvilluar deri në metastazë kancerin që e injektoi në degë nga laboratori i Lumirit”.

“Dhe, jo më larg se të nesërmen, pas mbledhjes ku u suspendua kryesia, nisi procesi i manipulimeve me kuvende nëndegësh, me të ftuar specialë sipas listave të përpiluara nga grupi manipulues-kontrabandues i onkologut kancerogjen”, ka thënë Veliu.

Akuza, Veliu i drejtoi edhe Xhafer Gashit, për të cilin tha se ishte bashkëpunëtor i Abdixhikut e Hysenit.

“Që ditën e parë të procesit manipulativ, kur u mbajt “kuvendi” i një nëndege pa u informuar anëtarësia e saj dhe duke u njoftuar se ky proces po monitorohej nga i deleguari i Lumirit, Xhafer Gashi, të njëjtin e kam kontaktuar përmes telefonit dhe i kam kërkuar që të përkujdesej për proces të rregullt e transparent zgjedhor. Një gjë të tillë ma premtoi edhe ai, por fjalën e mbajti derisa e mbyllëm bisedën”.

“Doli se Xhafa kishte ardhur ta bëjë të kundërtën, ta ndihmojë Dr.Manipulatorin dhe ekipin e tij që procesi të jetë sa më jo transparent dhe sa më klandestin”, ka thënë Veliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?