Vdes personi që u aksidentua dje në Deçan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka ndërruar jetë personi që u aksidentua dje në Llukë të Epërme në Deçan. Në njoftimin e Policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar. “Ju informojmë se me datë 26 qershor 2023, rreth orës 13:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Llukё […]
Në njoftimin e Policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Ju informojmë se me datë 26 qershor 2023, rreth orës 13:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Llukё e epёrme-Deçan. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR)”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.
Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё Kamion dhe njё Motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore”, thuhet tutje.
Sipas Policisë, i lënduari nga vendi i aksidentit u dërgua me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga aty pёr shkak tё lëndimeve u dërgua në QKUK-Prishtinё.
“I dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё. Sot me datё 27.06.2023, rreth orёsh 02:15, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndёrruar jetё”, njofton Policia.
Më tej, thuhet se me urdhër të prokurorit trupi e pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.












