Vdekja e foshnjës në Spitalin e Prizrenit, caktohet masa e sigurisë ndaj mjekëve

Vdekja e foshnjës në Spitalin e Prizrenit, caktohet masa e sigurisë ndaj mjekëve

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masë të sigurisë tre mjekëve të Spitalit të Prizrenit të cilët janë arrestuar të shtunën, nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Të njëjtit janë akuzuar për mos trajtim të duhur nga prindi i një foshnje e cila vdiq pas lindjes. Sipas njoftimit të kësaj gjykate, masa e […]

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masë të sigurisë tre mjekëve të Spitalit të Prizrenit të cilët janë arrestuar të shtunën, nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Të njëjtit janë akuzuar për mos trajtim të duhur nga prindi i një foshnje e cila vdiq pas lindjes.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, masa e arrestit shtëpiak është caktuar për dy të dyshuarit F.S., dhe G.S., si dhe masa e lajmërimit në stacion policor ndaj të dyshuarit S.R.

Të njëjtit po dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, dhe veprën penale “manipulimi me prova”.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e sigurisë do të vlejë nga data 27.06.2023, dhe mund të zgjasë deri më datë 27.07.2023.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së sigurisë për të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip i mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i mjekëve – të pandehurit intervenojnë me vonesë mirëpo fëmija i porsalindur nuk arrin të mbijetoj – vdesë.

Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë fshehin, ose e bëjnë të pashfrytëzueshëm, tërësisht sendin – provën kryesore me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, në atë mënyrë që pas lindjes, të pandehurit placentën e fetusit të fëmijës të posa lindur i cili ndërron jetë pas lindjes, me qëllim që të fshehin çështjen e të provuarit lidhur me shkakun e vdekjes së foshnjës këtë placentë nuk e regjistrojnë dhe identifikojnë dhe e vendosin së bashku duke e përzier me placentat tjera në vendin ku i ruajnë, nuk e dërgojnë në IML së bashku me trupin e pajetë të foshnjës i cili është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit, e cila provë është vendimtare për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve.

Sipas gjykatës, në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, Prokurori i Shtetit ka deklaruar se tërhiqen nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ka propozuar që ndaj të pandehurve F:S., dhe G.S., të caktohet masa e arrestit shtëpiak, dhe ndaj të pandehurit S.R., të caktohet masa paraqitje në stacion policor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?