Trajkoviq kritikon Policinë e Kosovës: Sjellje joprofesionale, paragjykime etnike

Aktivistja Rada Trajkoviq që vazhdon të punojë si këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete Nenad Rashiq në Qeverinë Kurti ka bërë disa kritika të ashpra ndaj Policisë së Kosovës. Trajkoviq ka deklaruar me anë të një postimi në Twitter se ka pasur përdorim të tepruar të forcës ndaj të arrestuarve në rastet e fundit, […]
Trajkoviq ka deklaruar me anë të një postimi në Twitter se ka pasur përdorim të tepruar të forcës ndaj të arrestuarve në rastet e fundit, si dhe shkelje të të drejtave ligjore të të arrestuarve.
Ministri Xhelal Sveçla po ashtu kishte reaguar për një video-inçizim të një të arrestuari që ishte shfaqur në rrjete sociale.
Sidoqoftë, institucionet e Kosovës e kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur ushtrim të tepruar të forcës ndaj të arrestuarve të komunitetit serb.
Znj. Trajkoviq për më tepër thotë se ka zyrtarë që kanë paragjykime etnike dhe sillen joprofesionalisht.
Statusi i plotë:
“Sundimi i ligjit është diçka që secili në Kosovë e dëshiron POR sundimi i ligjit nuk mund të sigurohet nëqoftëse zyrtarët kanë paragjykime etnike dhe sillen joprofesionalisht. Shumë raste të fundit të përdorimit të tepruar të forcës dhe shkelje të të drejtave ligjore të të arrestuarve. Kjo e minon misionin e zbatimit të ligjit.”












