Tiranë: I riu tenton të vetëdigjet me benzinë

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 31 vjeçar është përpjekur ti japë fund jetës së tij duke i vendosur flakën vetes me benzinë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur pak më herët, në afërsi të një qendre tregtare në kthesën e Kamzës. Rasti është ende […]
Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 31 vjeçar është përpjekur ti japë fund jetës së tij duke i vendosur flakën vetes me benzinë.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur pak më herët, në afërsi të një qendre tregtare në kthesën e Kamzës.
Rasti është ende në hetim e sipër e ndërkohë i riu është dërguar në spital për mjekim.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












