Teqja e Madhe e Gjakovës: I arrestuari i dytë për vjedhjen kurrë s’ka qenë besimtar i Teqesë

Teqja e Madhe e Gjakovës: I arrestuari i dytë për vjedhjen kurrë s’ka qenë besimtar i Teqesë

Ditë më parë në media është raportuar për arrestimin e një të dyshuari të dytë për rastin e vjedhjes së parave në Teqenë e Madhe në Gjakovë. Siç kanë shkruar mediat, i arrestuari i dytë ka ndihmuar rastin e vjedhjes duke “qenë i besuar i Teqesë”. Për këto pretendime rreth të dyshuarit të dytë të […]

Në reagimin e Teqesë së Madhe të Gjakovës dhuhet se personi i apostrofuar nga mediat U.TH dhe i dyshuar për rastin e vjedhjes s’ka qenë “kurrë besimtar i devotshëm i Teqesë së Madhe”.

Teqeja e Madhe e Gjakovës gjithashtu thotë se ai person “s’e ka frekuentuar Teqenë e Madhe as edhe një herë, në 15 vjetët e fundit”.

Reagimi i plotë:

SQARIM: Urim Thaçi kurrë nuk ka qenë “besimtar i devotshëm i Teqesë së Madhe”

Teqja e Madhe me seli në Gjakovë falënderon dhe përgëzon organet e rendit për punen efikase dhe angazhimin në zbulimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së disa javëve më parë në shtëpinë e Postmbajtësit të Teqesë.

Zbulimi dhe kapja e dy të dyshuarve për rastin, është një lajm i mirë për të gjithë ne.

Në këtë kuadër duam të sqarojmë se në raportimet e ditëve të fundit, rreth arrestimit të personit të dytë të identifikuar në këtë rast, janë përvjedhur disa pasaktësi, konkretisht kur flitet për njërin prej bashkëpunëtorëve të arrestuar për këtë vepër, Urim Thaçin.

Urim Thaçi nuk është prej besimtarëve të devotshëm të Teqesë, siç është raportuar. Gjithashtu, ai nuk ka frekuentuar as edhe një herë, së paku në 15 vjetet e fundit, në Teqenë e Madhe të Gjakovës.

Ai është identifikuar nga policia si bashkëpunëtor në vjedhje, dhe e inkurajojmë policinë që ta çojë deri në fund këtë hetim.

Konsiderojmë se nuk është e qëlluar që të identifikohet askush pa fakte si “besimtar i devotshëm i Teqesë së Madhe”, sepse njolloset komuniteti i madh, i shëndoshë e kredibili i besimtarëve të shumtë të Teqesë se Madhe të Gjakovës.

Teqja e Madhe sqaron se Urim Thaçi nuk bën pjesë në mesin e besimtarëve të devotshem të Teqesë së Madhe dhe se ai nuk ka patur qasje kudo në ambientet e Teqesë, siç është raportuar, dhe se asnjëherë në jeten e tij nuk ka qenë në shtëpi të Postmbajtësit dhe nuk është trajtuar si njeri i besueshëm.

Teqja e Madhe,

Gjakovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?