Telefonata nga ndërkombëtarët: Intensifikohen thirrjet urgjente për shtensionim të situatës në veri

Telefonata nga ndërkombëtarët: Intensifikohen thirrjet urgjente për shtensionim të situatës në veri

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me liderët e Kosovës dhe Serbisë, me të cilët ka biseduar për tensionet në veri të Kosovës. Blinken përmes tëitterit ka njoftuar se u ka kërkuar palëve për ulje të tensioneve dhe kthim të menjëhershëm në dialog. Sekretari amerikan të hënën ka thënë […]

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me liderët e Kosovës dhe Serbisë, me të cilët ka biseduar për tensionet në veri të Kosovës.

Blinken përmes tëitterit ka njoftuar se u ka kërkuar palëve për ulje të tensioneve dhe kthim të menjëhershëm në dialog.

Sekretari amerikan të hënën ka thënë se plani trepikësh i BE-së është mënyra më e mirë për të ecur përpara: shtensionimin e situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

E Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka telefonuar të martën kryeministrin Albin Kurti, derisa ka njoftuar se një telefonatë të tillë do ta bëjë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha se Kurtit i ka theksuar urgjencën për shtensionim të situatës dhe kthimin në dialog.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. E theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me Presidentin Vuçiq sot më vonë”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.

Ndërsa shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se nga sot Komisioni për Politikë dhe Siguri do të fillojë të shyrtojë se çfarë veprimesh mund të ndërmerren në rast se palët nuk dakordohen për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Nga nesër, Komisioni për Politikë dhe Siguri do të fillojë të shqyrtojë se çfarë veprimesh mund të ndërmerren në rast se, në fund, nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve të reja”, tha Borrell të hënën.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka nisur ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel ku sot ka vijuar takimet me zyrtarët e lartë.
Ai ka takuar edhe Komisionerin për Zgjerimin Europian Olivér Várhelyi dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian Josep Borrell.
Nuk është bërë e ditur se çfarë është diskutuar me Borrellin.

Më herët kryeministri shqiptar është takuar edhe me Presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, me të cilët diskutoi situatën në veri të Kosovës.

Kujtojmë se dje janë liruar tre policët kufitarë të Kosovës të rrëmbyer nga autoritetet serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar si lajm të mirë, por se ka thënë se përgjegjësit e këtij veprimi duhen qortuar./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?