Situata në veri, Haziri: Dyshojmë se Kurti ka agjendë të fshehur

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës. Ai ka deklaruar se beson që kryeministri Albin Kurti ka ndonjë agjendë të fshehur. “Kur po themi nuk ka agjendë të fshehur nga ndërkombëtarët, nuk po besojmë se nuk ka agjendë të fshehur nga […]
Ai ka deklaruar se beson që kryeministri Albin Kurti ka ndonjë agjendë të fshehur.
“Kur po themi nuk ka agjendë të fshehur nga ndërkombëtarët, nuk po besojmë se nuk ka agjendë të fshehur nga kryeministri”.
“Për vet faktin që nuk kemi përfshirje, nuk ka konsultime intensive, ku presidentja dhe kryekuvendari janë të distancuar i ka dërguar të dy në kënd të vdekur, të dy nuk i lë t’i përzihen”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.
Haziri, ka folur për mundësinë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare për situatën në veri të Kosovës.
Ai ka deklaruar se mbatja e një konference të tillë do të jetë e vështirë për Kosovën.
“Konferenca ndërkombëtare si ide është hedhur nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Ka pasur kohë kur Franca nuk ka besuar në ‘shuttle’ diplomaci, si format i këtyre negociatave që i ka me ndërmjetësim në Kosovë. Ka kërkuar një konferencë të shpejtë, të mobilizuar edhe të shkurtër ku zgjidhet problemi”.
“Konferenca do të jetë e vështirë për Kosovën. Nëse në ‘shuttle’ diplomaci nuk arrin t’i maksimalizosh kërkesat, t’i prezantosh qëllimet e kërkesat e tua, në kohën kur je i pranuar ndërkombëtarisht, atëherë një konferencë e tillë mund të jetë e rrezikshme. Kjo sepse mund të formojë një marrëveshje e cila nuk mundet t’i realizojë qëllimet tona, e ajo është njohja nga ana e Serbisë”, ka thënë Haziri./Klankosova.tv
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një takim që pati me presidentin e Komisionit Evropian, Charles Michael, ka thënë se u bisedua për mundësinë e mbajtjes së një konference të tillë për vendin.












