Si iu gëzua Albin Kurti mbështetjes që e mori nga kryetari i një komune austriake me rreth 204 mijë banorë

Si iu gëzua Albin Kurti mbështetjes që e mori nga kryetari i një komune austriake me rreth 204 mijë banorë

Që nga fillimi i muajit të kaluar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar mesazhe të qarta nga aleatë perëndimorë se nuk janë në anën e tij, që nga vendimi i tij për të instaluar në ndërtesat komunale kryetarët e komunave të veriut me prezencën e Policisë së Kosovës. Thirrjet ndërkombëtare për depërshkallëzimin e situatës […]

Që nga fillimi i muajit të kaluar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar mesazhe të qarta nga aleatë perëndimorë se nuk janë në anën e tij, që nga vendimi i tij për të instaluar në ndërtesat komunale kryetarët e komunave të veriut me prezencën e Policisë së Kosovës.

Thirrjet ndërkombëtare për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit dhe injorimi i tyre nga ana e kryeministrit të vendit, mund të çojnë edhe në pasoja, ka pasur paralajmërime.

Për shembull, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, në intervistë  për “RTK Prime”, kanë deklaruar t’i kenë thënë kryeministrit të Kosovës se “është i vetëm”.

Madje ambasadori gjerman Rohde e konfirmoi se për momentin ka ftohje marrëdhëniesh.

“Kur  bëhen kërkesa e nuk dëgjohen, normalisht që kjo nuk i ngroh marrëdhëniet. Ajo  që na duhet është një lloj burrështetasi e jo luftë deri në fund”.

Të zëshëm e kundër veprimeve të Albin Kurtit kanë qenë edhe zyrtarët amerikanë.

Një “çmim” që tashmë veçse është paguar është përjashtimi i Kosovës nga një prej ushtrimeve më të mëdha ushtarake, “Defender Europe”.

E gazetarja austriake Franziska Tschinderle rreth një javë më parë ka thënë

sanksionet e BE-së ndaj Kosovës siç duket po merren seriozisht.

Ajo thotë se ka dëgjuar se disa takime me Albin Kurtin tashmë janë anuluar, mes tyre edhe një takim me ministrin e jashtëm austriak Schallenberg në aeroportin e Vjenës.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, siç duket, po merren seriozisht. Dëgjoj të anulohen disa takime me Albin Kurtin, ndër to edhe një takim me ministrin e Jashtëm austriak Schallenberg në aeroportin e Vjenës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Por të dielën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një letër që ka marrë nga Klaus Luger, kryetar i Linzit të Austrisë, një komune me 203 mijë banorë.

Në letrën që ka marrë Kurti, thuhet se Luger mbështet “kthimin e shtetit të së drejtës” në komunat me shumicë serbe.

“Nuk mund të jetë në frymën e një shteti modern të mos pranojë rezultat zgjedhor dhe ta kundërshtojë atë me veprime të dyshimta. Prandaj, mbështes thirrjen tuaj për kthimin e shtetit të së drejtës në ato zona ku banohen me shumicë serbe dhe ku kryetarët kosovarë tani duan t’u shërbejnë qytetarëve”, thuhet në letër.

Duket se kryeministri Kurti i është gëzuar kësaj mbështetjeje, duke e publikuar letrën e kryetarit të një komune, megjithatë të respektuar austriake.

Por a do të duhej ta gëzonte kjo një kryeministër të një vendi?

Këtë pyetje e ka shtruar të dielën edhe Ish-zëvendësambasadori i Kosovës, Blerim Canaj.

Ai ka thënë se Kurti do duhej të publikonte takime me kancelar e jo me ministra.

”Por ja që më as ministrat nuk po e takojnë!”, ka shkruar Cana në facebookun e tij.

“Tani Kurti na e publikon nje letër përkrahjeje nga një kryetar i një komune në Austri! Nuk po flas për Republikë (Landeshauptmann) por për komunë (Bürgermeister).

Sikur kjo letër të i ishte drejtuar dikujt si Alban Hysenit në Gjilan, do e quaja sukses, por që kryeministri të vie në këtë deregje që votuesin militant ta mashtrojë me letra të tilla…DEGRADIM!”, ka shkruar Cana.

Linz është qyteti i tretë më i madh në Austri, i cili nodhet në pjesën veriore të vendit.

Në vitin 2018, popullësia e kësaj komune ishte rreth 204,846 banorë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?