Shqetësuese: Brenda 6 muajve rreth 900 raste të reja me kancer

Shqetësuese: Brenda 6 muajve rreth 900 raste të reja me kancer

Në 6 muajt e parë të këtij viti janë evidentuar 890 raste të reja me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishaj tha se ky numër përfshinë të gjitha llojet e tumoreve. “Brenda gjashtë mujorit të parë janë 890 pacientë të rinj me të […]

Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishaj tha se ky numër përfshinë të gjitha llojet e tumoreve.

“Brenda gjashtë mujorit të parë janë 890 pacientë të rinj me të gjitha llojet e tumoreve”, tha ai.

Kurtishaj tha për Front Online se brenda ditës trajtohen rreth 350 pacientë.

“Brenda ditës deri 280 pacientë marrin trajtim në Klinikën e Onkologjisë e marrin shërbimin e onkologjisë ditore, ndërsa rreth 100 pacientë trajtohen në rrezatim. Numri total edhe në shërbimin e kimioterapisë dhe radioterapisë kap shifrën 300-350 persona”, tha ai.

Ani pse numri është i lartë, QKUK-ja po arrin t’i mbulojë nevojat me barna.

Drejtori Kurtishaj tha për Front Online se Onkologjia është e furnizuar me barna.

“Gjendja aktualisht është stabile, jemi furnizuar me barna koxha mirë, pacientët po marrin vazhdimisht terapinë. Me mungesa të vogla të cilët kanë probleme me operatorët ose probleme me autorizim marketingu, barnat e tjera janë të gjitha. Mbi 85-90% e barnave i kemi në klinikë”, u shpreh ai.

Kurtishaj thotë se Klinika ka mungesë të infermierëve.

Ai shpreson se nga muajt e ardhshëm do të lehtësohet puna me pranimin e infermierëve të rinj.

“Mjekë ka mjaftueshëm, ndërsa pranuar dy infermiere në shërbimin e radioterapisë dhe shpresojmë që në këtë muaj dhe në muajin e ardhshëm edhe katër infermierë në shërbimin e onkologjisë mjekësore dhe do t’i zbusë shumë nevojat tona për personel”, deklaroi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?