Shokon avokati serb: Në veri të Kosovës ndodhen 11 laboratorë të drogës

Avokati nga Beogradi, Ivan Niniq ka treguar se në veri të Kosovës gjenden 11 laborator të narkotikëve për prodhimin e marihuanës. Niniq në mediat serbe ka hedhur dyshimin se paratë e këtyre laboratorëve mund të janë përdorur për të financuar aktivitetet politike dhe barrikadat në veri të Kosovës. “Inspektori, puna e të cilit ishte ta […]
Avokati nga Beogradi, Ivan Niniq ka treguar se në veri të Kosovës gjenden 11 laborator të narkotikëve për prodhimin e marihuanës.
Niniq në mediat serbe ka hedhur dyshimin se paratë e këtyre laboratorëve mund të janë përdorur për të financuar aktivitetet politike dhe barrikadat në veri të Kosovës.
“Inspektori, puna e të cilit ishte ta zbulonte këtë, u ndoq nga kjo prokurori. Dhe jo vetëm ai, por dhe disa njerëz të tjerë. Pra, a kemi ne prodhimin e marihuanës në nivel shtetëror? A i financojnë disa njerëz aktivitetet e tyre, disa barrikada, aktivitetet e tyre politike duke prodhuar marihuanë?”, është shprehur Niniq.
“Inspektori Milan Djukiq, i cili ka punuar në Policinë e Kosovës, inspektor hetues i drogës, me policinë ka zbuluar 11 laboratorë të marihuanës në veri të Kosovës gjatë dy viteve të fundit”, theksoi ai.
“Një laborator, vlera e pajisjeve në njërin prej tyre, nëse nuk gaboj në Leshak, është nga 30 deri 40 milionë euro. Imagjinoni se ka 11 laboratorë të marihuanës në një territor ku jetojnë 25 mijë banorë në veri të Kosovës. Pra, projekt i kujt është, produkt i kujt është, kush qëndron pas tij?”, vijoi Niniq.
Në fund, avokati serb shtron pyetjen se përse janë gjithë këta laboratorë të marihuanës në veri të Kosovës.
“Prej nga 11 laboratorë të marihuanës në veri të Kosovës? Kjo është pyetja kryesore”, përfundon ai.












