Shkollat 30% më pak nxënës, kërkohen strategji të qëndrueshme pasi rrezikojnë të mbyllen

Shkollat 30% më pak nxënës, kërkohen strategji të qëndrueshme pasi rrezikojnë të mbyllen

Nga viti 2008 deri në vitin e kaluar sipas raporteve të publikuara llogaritet se Kosova ka rreth 130 mijë nxënës më pak, që paraqet rënie prej mbi 30%. E kjo situatë sipas njohësve të arsimit është shqetësueses, por më shqetësueses, sipas tyre, është mosreagimi nga institucionet e vendit. Ata thonë se nuk merren hapa rrezikohet […]

E kjo situatë sipas njohësve të arsimit është shqetësueses, por më shqetësueses, sipas tyre, është mosreagimi nga institucionet e vendit. Ata thonë se nuk merren hapa rrezikohet edhe mbyllja e shkollave.

Drejtori i Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha se numri i këtyre rënieve demografike nuk është befasuese, por mosreagimi institucional për të përshtatur politika të qëndrueshme karshi kësaj rënieje demografike të numrit të nxënësve.

Ai shtoi se rënia e numrit të nxënësve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe me në strukturën e organizimit të arsimit.

Qehaja bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të bëjnë një analizë të mirëfilltë të fizibilitetit mbi situatën e vërtet demografike.

“Rënia e numrit të nxënësve pa dyshim do të konvertohet dhe do të ketë impakt të drejtpërdrejtw atje edhe në strukturën e organizimit të arsimit. Andaj edhe domosdoshmëria që të kemi pikë së pari një analizë të mirëfillte të fizibilitetit se kush është situata e vërtet demografike, cilat janë projeksionet demografike, në mënyrë që këto t’u përgjigjen edhe investimeve në infrastrukturë, rekrutimit të mësimdhënësve dhe shpërndarje të fondit të orëve të mësimdhënësve”.

“Numër i shkollave në zona rurale në veçanti pa dyshim që duhet të ristrukturohen dhe ridestinohen atje për qëllime arsimore të parashkollorit bie fjala. Po domosdoshmërisht ridestinimi dhe ristrukturimi i shkollave do të jetë super prezent në të ardhmen në nivel vendi për shkak të kësaj rënieje demografike dhe investimeve në hapje të shkollave për përfitime elektorale pa ndonjë analizë të mirëfillte të projeksioneve demografike”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të arsimit Argjend Osmani tha se humbja kaq e madhe e numrit të nxënësve do të këtë pasoja, sipas tij, vendi vazhdon që të rrezikohet nga ky trend i largimit.

Sipas tij, rrezikohet që të mbyllen edhe shkollat nëse institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm.

“Pa dyshim që rrezikojnë, mbyllja e shkollave është fenomen bukur i përhapur nëpër shumë vendbanime kryesisht rurale, ku edhe shumë shkolla janë mbyllur por që kjo tendencë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Mendoj që do të jetë shumë vështir sepse e shohim që ka pasur një shpresë të madhe që do të ketë ndërrime, me ndërrimin e qeverisë që do të luftohet korrupsioni do të ketë një zhvillim më të hovshëm dhe vërehet tekë popullsia që është një zhgënjim sepse problemet janë grumbulluar për një kohë shumë të gjatë. Popullsia ka humbur shpresat dhe dëshirojnë me çdo kusht të emigrojnë”, tha ai.

Sipas këtyre statistikave të publikuara nga Institutit GAP, rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53%), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45%), dhe Gjilanit dhe Suharekës (-41%). Ndërkaq, në përmbledhjen e raportit thuhet se sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?