Sekretari britanik ia bën të qartë Kurtit: Me tensionimin në veri po rrezikoni arritjet e Kosovës

Sekretari britanik ia bën të qartë Kurtit: Me tensionimin në veri po rrezikoni arritjet e Kosovës

Qeveria e Britanisë së Madhe ka dhënë detaje për takimin që sekretari i jashtëm, James Cleverly, kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në atë takim është diskutuar për gjendjen në veriun e Kosovës. Britania e Madhe ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndërmerr masa për de-përshkallëzimin e situatës në veri. ”Sekretari i Jashtëm, […]

Në atë takim është diskutuar për gjendjen në veriun e Kosovës.

Britania e Madhe ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndërmerr masa për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

”Sekretari i Jashtëm, James Cleverly takoi sot në Londër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Sekretari i Jashtëm theksoi nevojën që qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa de-përshkallëzues për të ulur tensionet, duke përfshirë sigurimin që kryetarët e katër komunave veriore të mund të punojnë nga lokacione alternative, largimin e njësive speciale të policisë nga ndërtesat komunale dhe marrjen e hapave drejt zgjedhjeve të reja, gjithëpërfshirëse“, thuhet fillimisht në njoftim.

Më tutje, thuhet se Kosova dhe Serbia kanë përgjegjësi për de-përshkallëzimin e gjendjes në veri.

”Sekretari i Jashtëm nënvizoi se Serbia dhe Kosova kanë përgjegjësi të veprojnë tani për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të shmangur çdo veprim apo retorikë të mëtejshme nxitëse. Ai e përshëndeti njoftimin për lirimin e afërt të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor nga forcat serbe të sigurisë si një hap pozitiv përpara“, vazhdon kumtesa.

Duke folur pas takimit, Sekretari i Jashtëm tha se “Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj si një shtet i pavarur, multietnik në një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë“.

”Siç ia kam bërë të qartë kryeministrit Kurti, tensionet e vazhdueshme vënë në rrezik arritjet e arritura me vështirësi në Kosovë gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë“, përfundon njoftimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?