Rasti Klan Kosova: ‘Shteti më demokratik’ i Kurtit, paraqitet si shtet autoritar në gazetën franceze

Rasti Klan Kosova: ‘Shteti më demokratik’ i Kurtit, paraqitet si shtet autoritar në gazetën franceze

Kërkesa e autoriteteve kosovare që të mbyllin televizionin e parë privat ka shkaktuar një shok në shtetin e vogël të Ballkanit, deri tash i njohur për pluralizmin medial. Kështu e përshkruan gazeta franceze “Le Monde” ngjarjen e pezullimit të licencës së Klan Kosovës, nga Qeveria. “Në pronësi të familjes Devolli, një prej më të pasurave […]

“Në pronësi të familjes Devolli, një prej më të pasurave në këtë shtet të Ballkanit, kanali besohet se është targetuar padrejtësisht nga Kryeministri Albin Kurti, një nacionalist shqiptar i së majtës, politikat e të cilit kanë marrë një kthesë autoritare, prej kur tensionet me pakicën serbe që jeton në veri të vendit janë rritur në një nivel tjetër në muajt e fundit”, shkruan Le Monde.

Në këtë artikull citohet gazetari Adriatik Kelmendi, i cili deri së fundmi ka qenë drejtor i Klan Kosovës.

“Ne jemi duke u përballur me një proces Kafkia, shumë të organizuar dhe shumë politik, që po shoqërohet me një fushatë të përkrahësve të partisë në pushtet, të cilët po na akuzojnë pa asnjë bazë, se marrim fonde serbe”, ka thënë Kelmendi, përcjell gazeta franceze.

Çështja me Klan Kosovës, Le Monde shkruan se e e ka shokuar vendin që prezantohet si “më demokratiku në Ballkanin Perëndimor” dhe i cili, deri tani, mbetet një vend me diversitet të rrallë medial në rajon.

Aty përmendet solidarizimi i mediave të tjera private dhe shfaqja e thënies “demokracia vdes në errësirë” në shumicën e kanaleve kryesore televizive në vend. Ky slogan, në vitin 2017, gjatë udhëheqjes së Presidentit Donald Trump i cili sulmonte sistematikisht mediat, u bë slogan zyrtar i gazetës prestigjioze “The Washington Post”.

Në artikull përmendet edhe anulimi i vendimit të ARBK-së për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, që pasoi me shkarkimin e zyrtares së ARBK-së që e mori këtë vendim, duke u zëvendësuar me motrën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Halitit, e cila hodhi poshtë vendimin për anulim dhe riktheu pezullimin e certifikatës së Klanit.

“Edhe pse Këshilli i Pavarur i Mediave i ka dhënë afat kanalit deri në mes të korrikut për të sqaruar situatën e tij ligjore, nuk ka shumë dyshime për vullnetin e pushtetit në fuqi: Ai shkarkoi me nxitim një zyrtare që mori një vendim të favorshëm për Klan Kosovën, për ta zëvendësuar atë me një familjare të njërit prej deputetëve nga partia e Albin Kurtit. E emëruara e re menjëherë rifilloi procedurën”, shkruan Le Monde.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?