Raportimet se rruga për në Jarinje është bllokuar nga serbët, Policia: Është e lirë

Rruga në Jarinje që të dërgon për në pikën kufitare është e hapur për qarkullim. Këtë e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Ndërkohë, gjatë ditës sot është raportuar për bllokim të kësaj rruge nga serbët. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka qenë […]
Këtë e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Ndërkohë, gjatë ditës sot është raportuar për bllokim të kësaj rruge nga serbët.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka qenë tek “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë të Veriut, ku zyrtarëve policorë u ka ofruar bakllava e ëmbëlsira për nder të festës së Kurban Bajramit.












