Ramabaja me pretendime të forta: Borrell nuk guxon të shkojë në katundin e vet në Kataluni

Analisti Sadri Ramabaja e ka krahasuar Josep Borrellin si “Sinan Hasani i Spanjës”, një ish-diplomat shqiptar në Jugosllavi. Kjo pasi, Ramabaja tha se “as Borrelli nuk mund të shkojë në fshatin e tij në Katalunijë”. Sipas tij, diploamcia evropiane nuk e ka dënuar si duhur kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia. “Ai është diplomat, […]
Analisti Sadri Ramabaja e ka krahasuar Josep Borrellin si “Sinan Hasani i Spanjës”, një ish-diplomat shqiptar në Jugosllavi.
Kjo pasi, Ramabaja tha se “as Borrelli nuk mund të shkojë në fshatin e tij në Katalunijë”.
Sipas tij, diploamcia evropiane nuk e ka dënuar si duhur kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.
“Ai është diplomat, diplomat karriere. Unë e kam quajtur Borrellin Sinan Hasani i Spanjës. Ai nuk guxon me shku në katun të vet në kataluni, një rrugë që e kish pas emrin e tij ia kanë larguar”.
“Ai do të duhej që kidnapimin e tre policëve, diplomacia ta dënonte si akt të terrorit shtetëror. Ka pasur një përpjekje që të zbutet me mocionin arrest”, ka thënë ai në emisionin Pressing të T7.












