Rama pas takimit me Borrell: Nuk mund të lejojmë që zhvillimet në veri të ndikojnë keq në rajon

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat me përfaqësuesin për politikën e jashtme, Josep Borrell, pas takimit me të në Bruksel. Bëhet e ditur se i gjithë fokusi i bisedës ishte te tensionet në veri të Kosovës. Ndërkohë nga ana e tij Borrell falenderoi kryeministrin Edi Rama për ndihmën për qetësimin e tensioneve […]
Bëhet e ditur se i gjithë fokusi i bisedës ishte te tensionet në veri të Kosovës.
Ndërkohë nga ana e tij Borrell falenderoi kryeministrin Edi Rama për ndihmën për qetësimin e tensioneve Kosovë-Serbi.
“Duhet shtensionim i situatës dhe zgjedhje urgjente në veri. Shqipëria vijon të jetë 100% të formës së saj në linjë me aleatët e BE-së. Po punojmë për të ndihmuar Ballkanin në luftën kundër korrupsionit”, -u shpreh Borrell.
Rama tha se BE duhet të ketë më shumë vëmendje nga Ballkani Perëndimor. “BE duhet të ketë më shumë vëmendje nga Ballkani Perëndimor dhe sidomos për situatën në veri të Kosovës e cila duhet të marrë një zgjidhje dhe përpjekjet duhet të bëhen nga të dyja palët. Shqipëria do të vazhdojë se bashku dhe me ndihëm e partnerëve të BE-së”, -Rama.












