Rama në konferencë me Stoltenberg flet për veriun: Çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shfrytëzuar minutën e tij që të flasë për situatën në veri të Kosovës, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministrin e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe me Presidentin e Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Rama ka thënë se shtensionimi i situatës […]
Rama ka thënë se shtensionimi i situatës duhet të nis sa më shpejt sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik
“Dua të përdor këtë minutë që kam për të shtuar se ne mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë më precize në veri të Kosovës, ku disa ditë më parë ushtarët e KFOR u lënduan. Shpresojmë shumë që logjika të mbizotërojë dhe që ulja e përshkallëzimit të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik dhe ne nuk duam të shohim thyerje në rajonin tonë që ka bërë shumë punë të mira deri tani. Në të njëjtën kohë, duam të shohim që dialogu të ketë sukses dhe do kemi mbështetjen e NATO që është përgjegjës për KFOR”, tha Rama në konferencë.












