Qeveria financon me 7 mijë euro organizatën e adhuruesit të Kurtit

Qeveria financon me 7 mijë euro organizatën e adhuruesit të Kurtit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e kishte financuar një projekt në një prej organizatave ku analisti i njohur, Shkëlzen Gashi, njëherit ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, është themelues. Rreth shtatë mijë euro i ka fituar organizata “Admovere” në thirrjen publike për”Mobilizimi i rinisë për pjesëmarrje, përfaqesim dhe qytetari aktive”. Në bazë të dhënave të publikuara në […]

Në faqen zyrtare të organizatës “Admovere”, figuron se Ministria e drejtuar nga Hajrulla Çeku është financuese ose donator e saj.

Nuk dihet saktë se sa është numri dhe cilat janë projektet e financuara nga ministria për këtë organizatë.

Nacionale ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare në ministri për ta mësuar numrin dhe shumën e saktë me të cilat janë financuar projektet e kësaj organizate, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Votues i z.Çeku

Po, analist Gashi është votues i z.Çeku. Këtë, e kishte bërë të ditur vetë ai në një prej debateve ku po merrte pjesë dhe përballë, e kishte pikërisht ministrin.

“Po më intereson si qyttar i Kosovës, si votues i subjektit politik që e ka përfaqësu z.Çeku në zgjedhje, si votues i vetë zotit Çeku…” – kishte deklaruar Gashi, derisa po ia shtronte një pyetje ministrit të Qeverisë Kurti II.

Por, s’mbaron me kaq. Dy të lartëpërmendurit duket se kanë bashkëpunuar edhe më herët me njëri tjetrin.

Gashi, sipas të dhënave që gjenden në llogarinë private të ministrit, ka qenë publikues në organizatën e ministrit, të njohur si “Ec ma ndryshe”.

Analiza e shkurtër e Gashit e publikuar në “Ec ma ndryshe”, titullohej si vijon: “Trashëgimia kulturore: Një histori e patreguar”.

Çeku në anën tjetër, e kishte përkrahur analist Gashin edhe në raste të tjera. Sipas raportimeve, Shkëlzen Gashi sa ishte ende këshilltar i kryeministrit Kurti, kishte bërë një paralajmërim për rezistencë.

Pas kësaj, ai ishte ftuar për t’u paraqitur në polici, në cilësinë e të dyshuarit.

“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin kanosje.” – kishte deklaruar ai në Facebook, në një postim që tani nuk gjendet në llogarinë e tij.

Dhe pikërisht me këtë rast, ishte solidarizuar Çeku, i cili atë kohë, ende nuk e kishte pozitën e ministrin.

Si deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, ai kishte mbështetur Gashin, duke thënë se “Edhe ai bën thirrje për rezistencë kundër së keqes”.

Kështu, deputeti i asaj kohe, tash ministër, “e ftonte” policinë që t’i niste hetimet edhe ndaj tij.

 

“Edhe unë bëj thirrje për rezistencë kundër të keqes, njëjtë si Shkëlzen Gashi. E ftoj policinë të nisë procedurë ndaj meje. Këtu jam.” – ishte shprehur ai në Twitter dhe Facebook.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?