Prokuroria me detaje për motivet e vrasjes së dy vëllëzërve që ndodhi mbrëmë në Gjakovë

Prokuroria me detaje për motivet e vrasjes së dy vëllëzërve që ndodhi mbrëmë në Gjakovë

Vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj, 42 dhe 38 vjeç, u privuan mbrëmë nga jeta në fshatin Madanaj të Gjakovës. Prokuroria Themelore e Gjakovës konfirmon  se motivi i vrasjes së dyfishtë ka ardhur si rrjedhojë e problemeve pronësore. I plagosur mbeti edhe i dyshuari. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, gjithashtu konfirmon se i […]

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, gjithashtu konfirmon se i dyshuari ndodhet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe i njëjti po qëndron në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

“Duke u bazuar në pyetjet e parashtruara, ju njoftojë se lidhur me këtë çështje motivi deri te vrasja e dy personave ka ardhur si rrjedhoj e problemeve pronësore. I dyshuari gjendet ne ndalim policor prej 48 oresh dhe i njejti është në mbikqyrje të policisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë sepse është i plagosur”, tha Batusha.

Zëdhënësi Batusha informon se brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

“Prokurori kujdestar kundër të pandehurit, brenda afatit ligjor në gjykaten kompetente do të parashtrojë Kërkesën për caktimin e paraburgimit”, tha Batusha për Gazetën Express.

Policia ka njoftuar se njëri nga viktimat ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore me ç’rast kanë sekuestruar disa gëzhoja.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole.

“Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?