Petkoviqi e quan Kurtin të çmendur

Petkoviqi e quan Kurtin të çmendur

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha sot se vendimi i Gjykatës së Lartë në Kralevë për konfirmimin e aktakuzës kundër tre policëve të Kosovës dhe vendimi që ata të lirohen për t’u mbrojtur në liri është vendim gjyqësor dhe jo politik. Ai gjithashtu ka shtuar se Serbia do të […]

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha sot se vendimi i Gjykatës së Lartë në Kralevë për konfirmimin e aktakuzës kundër tre policëve të Kosovës dhe vendimi që ata të lirohen për t’u mbrojtur në liri është vendim gjyqësor dhe jo politik.

Ai gjithashtu ka shtuar se Serbia do të luftojë për të gjithë serbët e arrestuar në Kosovë.

“Këtu kemi një vendim gjykate, pavarësisht nëse jemi të kënaqur apo jo, Serbia është shtet ligjor dhe këtu duhet të respektohen vendimet e gjykatave, ndryshe nga Prishtina ku nuk ka gjykatë, nuk ka gjykatës, nuk ka prokurorë, por të gjitha vendimet e marra nga Kurti dhe Sveçla, të cilët arrestojnë serbët me lista, paraqesin prova inekzistente dhe gjithçka që është në kundërshtim me qasjen që mbizotëron në Serbinë qendrore”, tha Petkoviq.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë të luftojë për çdo serb të arrestuar në veri të Kosovës dhe theksoi se nuk do të ketë bisedime me kryeministrin e Kurti, derisa të gjithë të jenë të lirë.

“Problemi është se në Prishtinë nuk ka shtet ligjor, por një të çmendur si Kurti që arreston, akuzon dhe i mban njerëzit në paraburgim”, tha Petkoviq.

Siç tha ai, do të bëhet presion i veçantë ndaj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët duhet të bëjnë gjithçka që serbët të jenë të lirë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?