Për Kurban Bajram, myslimanët i dhurojnë familjes katolike një shtëpi të re në Gjakovë

Për Kurban Bajram, myslimanët i dhurojnë familjes katolike një shtëpi të re në Gjakovë

Në festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë i ka dhuruar një familje katolike në nevojë një shtëpi të re, shkruan agjencia AP. Prenk Nreca 41-vjeçar, jetonte në shtëpinë në Pjetërshan me pesë fëmijë të moshave nga 6 deri 11 vjet. Fshati është në afërsi të Gjakovës dhe rreth 80 kilometra nga Prishtina. Nreca […]

Në festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë i ka dhuruar një familje katolike në nevojë një shtëpi të re, shkruan agjencia AP.

Prenk Nreca 41-vjeçar, jetonte në shtëpinë në Pjetërshan me pesë fëmijë të moshave nga 6 deri 11 vjet.

Fshati është në afërsi të Gjakovës dhe rreth 80 kilometra nga Prishtina.

Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët.

Në Krishtlindjen e fundit, imami Abdurrahman Bejtullahu pa nëpër lajme kushtet e rënda në të cilat jetonte familja Nreca, dhe kështu vendosi të mblidhte fonde për t’ia ndërtuar familjes një shtëpi të re.

Nreca është i papunë dhe kryesisht bazohet në punë sporadike apo në bamirësi të njerëzve.

Gjatë festës së Kurban Bajramit, myslimanët prenë kurbane dhe ndajnë mishin me të varfrit, apo në përgjithësi dhurojnë mishin për bamirësi.

Bejtullahu thotë se kur dikush është në nevojë, atëherë feja nuk është ndonjë gjë shqetësuese.

Nreca ka thënë se imami e ndihmoi atë vitin e kaluar gjatë një dimri të vështirë, duke ia paguar për gjashtë muaj një apartament në qytet.

Moti ka penguar ndërtimin e shtëpisë së tij të re, thotë Nreca, ndërsa tregon shtëpinë dydhomëshe, që është pranë përfundimit.

“Është gati e përfunduar. Dua ta falënderoj imamin”, thotë Nreca.

“Zoti deshi që të vinte Kurban Bajrami për t’ua bërë befasinë”, thotë Bejtullahu, duke shtuar se së shpejti do t’ia dorëzojë çelësat familjes.

Një organizatë jo-qeveritare myslimane mblodhi afro 25 mijë euro nga familjet myslimane, bizneset lokale dhe nga diaspora. Një kompani që merret me ndërtime, vendosi të punonte falas. Ndërkohë komuna përkrah organizatën me nga 5000 euro për çdo shtëpi që ndërton për të varfrit./koha.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?