Pantina: Opozita i dha hapësirë Kurtit që të binden qytetarët se ai nuk di të qeverisë

Pantina: Opozita i dha hapësirë Kurtit që të binden qytetarët se ai nuk di të qeverisë

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, thotë se strategjia e partivve opozitare është që komplet hapësirën t’ia lejojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë që sipas saj qytetarët të binden që ai nuk di të qeverisë. Pantina, tha që qytetarët do të binden që Kurti nuk është i gatshëm t’i zgjidhë problemet […]

Pantina, tha që qytetarët do të binden që Kurti nuk është i gatshëm t’i zgjidhë problemet e mëdha.

“Opozita deri më tani ka ndjekur një strategji ndryshe, duke ia lënë komplet hapësirën e lirë Kurtit për të vepruar në mënyrë që vetë qytetarët të binden që ai nuk di as të qeverisë, dhe madje as nuk është i gatshëm t’i zgjidhë problemet e mëdha. Por, pjesërisht është duke i vuajtur pasojat e kësaj çështje ndonëse dorën në zemër në fillim opozita s’ka çka të bëjë më shumë”, tha Pantina në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas saj, opozita të vetëm gjë që ka mundur ta bëjë kundrejt Qeverisë së Kosovës ka qenë ajo çfarë ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën.

“Opozita me numrat që në Kuvendi i ka, të vetëm rrugë që ka mundur ta bëjë është ta bëjë të njëjtën gjë që ka bërë Vetëvendosje në të kaluarën, dhe ndonëse unë vet kam qenë pjesë e Vetëvendosjes në të atë kohë, unë sot mendoj që nuk është rruga më e mirë, sepse ja vjen një ditë në pushtet dhe ti duhesh t’i marrësh përsipër ato çka ti i ke kundërshtuar me ngulm”, tha ajo.

Pantina tha se opozita ka vendosur që të ndjekë vetëm rrugët institucionale.

“Opozita ka vendosur që të ndjekë vetëm rrugët institucionale, rreziku më i madh aktualisht është retorika e ndërtuar sidomos kundër miqve tonë ndërkombëtarë, kjo mund të na kushtojë më vonë”, shtoi ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?