Osmani për masat e BE-së ndaj Kosovës: Dallimet e momentit t’i kalojmë sa më parë

Osmani për masat e BE-së ndaj Kosovës: Dallimet e momentit t’i kalojmë sa më parë

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se sa i përket situatës në veri të Kosovës, është me rëndësi që shteti ta gjejë zgjidhjen bashkë me aleatët e saj. Duke rikujtuar se kjo krizë është shkaktuar nga Serbia, Osmani tha se Kosova është në të drejtën e saj, në kontekst të sundimit të ligjit e sovranitetit. Duke folur […]

Duke rikujtuar se kjo krizë është shkaktuar nga Serbia, Osmani tha se Kosova është në të drejtën e saj, në kontekst të sundimit të ligjit e sovranitetit.

Duke folur për zgjedhjet e reja në komunat në veri, ajo tha se ligji parasheh disa situata për zgjedhjet e parakohshme, e që një prej tyre, sipas saj, është më e mira sepse siguron edhe pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në ato komuna.

“Kjo ka të bëjë me nënshkrimin e një peticioni nga 20 % e votuesve nga secila prej këtyre komunave. Mendoj se nëpërmjet kësaj, krijohet detyrim ligjor për institucionet, por edhe ne po tregojmë vullnet politik për një gjë të tillë”, tha Osmani për RTK-në, sa ishte në Podgoricë në Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Sipas saj, kjo hapë rrugën për pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve serbë në zgjedhje dhe për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

“Këtë e shoh si çështjen më urgjente dhe njëkohësisht të vazhdojnë përpjekjet e Policisë së Kosovës për sundim të ligjit në veri e në veçanti për ndëshkimin e personave që morën pjesë në dhunë ndaj KFOR-it, policëve e gazetarëve”.

Duke folur për masat e mundshme ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, në rast të mos shtensionimit të situatës në veri, presidentja Osmani tha se është duke u punuar në evitimin e masave të tilla.

“Kontaktet tona janë të vazhdueshme e të përditshme me BE e SHBA dhe përderisa të gjithë, ne, BE e SHBA e kemi një synim strategjik të përbashkët, që është Kosova sovrane, e pavarur në kufijtë aktualë dhe e integruar në strukturat atlantike, asgjë nuk duhet të na pengojë që këto dallime të momentit t’i kalojmë sa më parë”.

Teksa foli për samitin në të cilin po merr pjesë e që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, presidentja Osmani u shpreh se një iniciativë e tillë ekziston që nga viti 1996 dhe përfshinë 13 shtete të Evropës Juglindore.

“Qëllimi është të flasim për hapat që vendet tona të përafrohen me BE-në. Procesi i integrimit evropian është prej temave kryesore, pastaj tema e dytë ishte siguria, pasi ka kohë që e gjithë arkitektura e sigurisë së Evropës është nën sulm për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës”, tha ajo.

“Por edhe rajoni ynë preket nga ndikimi malinj rus përmes Serbisë dhe këto ishin disa nga temat që i kam shtruar unë dhe shumë folës”, tha Osmani, duke shtuar se edhe pjesë e diskutimeve ishte edhe zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.

“Në emër të Republikës së Kosovës, përveç aspekteve pozitive të bashkëpunimit rajonal që na çon drejt integrimit evropian, nëpërmjet iniciativave si kjo, por edhe Procesi i Berlinit, natyrisht se kam folur edhe për sfidat e fundit të sigurisë që janë duke u shkaktuar nga Serbia e cila ka shkaktuar akt agresioni ndaj Kosovës,shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe po ashtu edhe shkelje të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake që e ka me NATO-n”.

Presidentja deklaroi se asnjë nga këto veprime nuk kontribuojnë në fqinjësi të mirë.

“Përkundrazi, rrezikojnë përpjekjet edhe të BE-së edhe aleatëve tanë në SHBA për paqe e stabilitet dhe anëtarësim në strukturat euro-atlantike”./rtk

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?