Nxirren pjesët e nëndetëses ‘Titan’, gjenden edhe mbetje të dyshuara njerëzore

Nxirren pjesët e nëndetëses ‘Titan’, gjenden edhe mbetje të dyshuara njerëzore

Mbetje të supozuara njerëzore janë gjetur brenda rrënojave të nëndetëses Titan e cila shpërtheu në thellësi të ujërave të Atlantikut gjatë një eksplorimi drejt anijes së fundosur Titanik. BBC, duke cituar Rojën Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton se mes rrënojave që kanë nxjerrë në sipërfaqe dyshohet se ka edhe mbetje njerëzore. Shpërthimi […]

BBC, duke cituar Rojën Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton se mes rrënojave që kanë nxjerrë në sipërfaqe dyshohet se ka edhe mbetje njerëzore.

Shpërthimi i Titan i mori jetën pesë pasagjerëve të cilët ishin në bordin e saj ndërsa kanë nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ka ngjarë në të vërtetë.

Profesionistët mjekësorë amerikanë do të kryejnë një analizë zyrtare të këtyre mbetjeve të supozuara njerëzore, citohet Roja Bregdetare amerikane.

Roja Bregdetare ka ngritur dhe një Bord Hetimor Detar (MBI) e cila do të transportojë të gjitha pjesët e nëndetëses në një port amerikan për analiza dhe testime të mëtejshme.

Megjithatë, zyrtarë të MBI thanë se ka shumë punë për të bërë për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe që një tragjedi e tillë të mos përsëritet.

Titan u zhduk më 18 qershor afër fundit të oqeanit vetëm një orë e 45 minuta pasi u zhyt në Atlantikun e Veriut.

Ekspertët thanë se viktimat, duke përfshirë tre britanikë – miliarderi Hamish Harding, biznesmeni Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman, vdiqën sapo ajo shpërtheu.

Gjithashtu në mesin e viktimave ishte eksploruesi francez 77-vjeçar Paul-Henri Nargeolet dhe CEO i OceanGate, Stockton Rush, i cili drejtonte turneun e Titanikut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?